22.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Icardin e pret stoli te PSG, Wanda Nara ia bën “peshqesh” gjigantit italian

Transferimi i Leo Mecsit te PSG ka vënë në dyshim të ardhmen e Mauro Icardit. Argjentinasi ka pak hapësira te francezët dhe mundësitë janë që ai të aktivizohet vetëm si zëvendësues.

Një gjë e tillë nuk i pëlqen 28-vjeçarit, i cili po tenton të kthehet në Itali. Mediat italiane raportojnë se agjentja e sulmuesit ka kontaktuar drejtorin sportiv të Juventusit për të diskutuar mbi një transferim të mundshëm gjatë kësaj merkatoje.

Tratativa për një kalim të Icardit te Juventus ka pasur edhe më parë, por marrëveshja nuk u arrit kurrë. Zonja e vjetër kërkon ta huazojë sulmuesin për një sezon, me opsion blerjeje nëse përmbushen disa kërkesa përgjatë sezonit.

PSG mund ta pranojë këtë marrëveshje për shkak të se duhet të ruajë bilancet e ekipit për të mos shkelur rregullat e “fair play”-it financiar.

Më Shumë

Libri i pashkruar i Petro Markos

Nga: Lazër Stani Dy ose tri javë nuk e takova më Petron (Marko) edhe pse dilja pothuajse çdo mbrëmje nga Kafeneja e Gazetarëve. Nuk e...

Kot grindem me hënën

Enver Sulaj Fjalët e shenjta më vijnë si profeci Si magji Si ankth Dhe më lënë pa frymë, pa fjalë. Sonte mori fund vuajtja Fjalët ikën tej reve Ti dridhesh si...

Lajmet e Fundit