Një i vdekur dhe 1 370 raste të reja me Covid në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 9.169 testime, 1.370 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar edhe një rast i vdekjes.

Sot janë shëruar edhe 47 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.056.

Në total numri i rasteve aktive është 6.815.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.538 doza të vaksinës kundër Covid-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 559.007 doza të vaksinës.

Deri më sot 202.647 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Më Shumë

Më 16 maj hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se më 16 maj do të organizohet tërheqja e shortit për përcaktimin e numrave rendorë të...

Selmanaj tërhiqet nga kandidatura për deputet, mbetet në krye të LDK-së në Prizren

Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e...

Lajmet e Fundit