13.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Klopp: Liverpool ka kufizime, por sërish ia kemi dalë

Merkatoja e drejtuesve të Liverpool ka sjellë shumë pakënaqësi tek tifozët e skuadrës angleze.

Klube si Manchester City (Jack Grealish 118 milionë euro), Chelsea (115 milionë euro) apo Manchester United (Jadon Sancho 85 milionë euro) kanë shpenzuar shumë të mëdha, duke afruar lojtarë mjaft cilësor në ekip, ndërsa “të kuqtë” u mjaftuan vetëm me blerjen e mbrojtësi të Leipzig Ibrahima Konate për 40 milionë euro.

Asgjë më shumë për të bërë për klubin nga “Anfield Road”, që natyrisht vuan efektet e pandemisë, megjithatë trajneri Jurgen Klopp pranon se nuk është aspak i habitur që klubet e tjera vijojnë të shpenzojnë pa kufi.

“Nuk jam i habitur nga shpenzimet, pasi e di mirë që kufizimet e pandemisë nuk ndikojnë në klube si Manchester City, Chelsea e PSG, të cilat kanë burime të tjera të ardhurash. Pak dyshime kam vetëm për Manchester United, pasi nuk e di si ia bëjnë të përballojnë shpenzime të tjera. Ne te Liverpool jemi të kufizuar, pasi mund të shpenzojmë vetëm ato që fitojmë dhe për shkak të pandemisë kemi fituar pak vitet e fundit. Edhe me Konate e kemi tepruar disi me shpenzimin, por vitin e fundit vuajtëm jo pak në qendër të mbrojtjes dhe nuk donim të gjendeshim sërish të papërgatitur. Klubet që kanë shpenzuar shumë, nuk kanë kufizime, ndërsa ne kemi pasur e kemi, por sërish ia kemi dalë të jemi të suksesshëm”, u shpreh Klopp.

E nëse në merkato “të kuqtë” kanë lëvizur shumë pak, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për rinovimet, pasi drejtuesit e Liverpool kanë blinduar me kontrata të reja afatgjata të gjithë futbollistët e rëndësishëm të skuadrës.

“Ne mbajmë ekipin të bashkuar dhe kemi rinovuar thuajse me të gjithë, pasi edhe këtë e shohim si një aspekt mjaft të rëndësishëm. Skuadrat e tjera i kanë zili lojtarët tanë dhe u duhen shumë para për t’i blerë, ndërsa ne i kemi tashmë dhe duhet vetëm t’i shtrëngojmë fort. Sigurisht që blerjet e reja janë më emocionuese për tifozët, por edhe kur nuk bën merkato, nuk do të thotë se nuk punohet. Chelsea dhe dy Manchesterët nuk e kanë fshehur ambicien e tyre për të fituar titullin dhe sigurisht që nuk do të fshihemi as ne, pasi kemi organikën për të bërë mirë”, deklaroi trajneri gjerman.

Më Shumë

Moti sot: Shi dhe reshje bore

Në Kosovë parashihet që sot të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë, ndërsa në viset...

Kupa e Kosovës, nesër zhvillohen ndeshjet kthyese të gjysmëfinaleve

Nesër zhvillohen ndeshjet kthyese të gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës. Në fakt, ndeshjet ishin planifikuar të luhen në javën e kaluar, por Federata e Futbollit...

Lajmet e Fundit