11.6 C
Prizren
E enjte, 5 Shkurt, 2026

Identifikohet e dyshuara që vodhi 30 mijë euro në një shtëpi në Prizren

Policia e Kosovës ka arritur të identifikojë një të dyshuar për vjedhjen e 30 mijë eurove në shtëpinë e një personi nga Prizreni i cili ndodhet me banim të përkohshëm jashtë shtetit.

Sipas njoftimit të policisë të premten, pas identifikimit të të dyshuarës, fillimisht janë gjetur 14 mijë euro, e më pas janë gjetur edhe 9,400 euro të tjera.

“Me datë 13 Shtator 2022, në Stacionin Policor Prizren është raportuar për një vjedhje të rëndë. Viktima e rastit që gjendet me banim të përkohshëm jashtë shtetit , ka raportuar se persona të panjohur ia kanë vjedhur 30.000 euro nga shtëpia e tij në Prizren. Pas një punë të mirë hetimore hetuesitë Stacionit policor Prizren kanë arrit që të identifikojnë të dyshimtën dhe t’i gjejnë 14.000 euro fillimisht. Policët hetues kanë vazhduar hetimet në ditët në vazhdim dhe me datë 22.09.2022 kanë arrit që t’i gjejnë edhe 9.400 euro”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më Shumë

Ndalohen mbi 100 kg katalizatorë të bluar të padeklaruar në Vermicë

Dogana e Kosovës ka ndaluar një sasi të konsiderueshme malli të padeklaruar në Pikëkalimin Kufitar Vermicë, gjatë kontrolleve të rregullta doganore. Sipas njoftimit zyrtar, zyrtarët...

U përkujtua 36-vjetori i Masakrës së Malishevës

Sot, në 36-vjetorin e Masakrës së Malishevës, u përkujtua me nderim dhe respekt vrasja e dy qytetarëve të Komunës së Malishevës, Hysni Mazreku dhe...

Lajmet e Fundit