8.6 C
Prizren
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025

Ikja e qytetarëve do të ndalet atëherë kur ikë kjo Qeveri

Ramush Haradinaj 1Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosovën po e shkatërron korrupsioni, papunësia, varfëria, luksi i Qeverisë dhe vonesat në integrimet evropiane.

Ai në Facebook, ka thënë se sot duhet të ishte temë debati perspektiva e vendit e jo migrimi ilegal.

Shkrimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

Të nderuar qytetarë të vendit,

Ka kohë që në shoqërinë tonë, lidershipi dhe institucionet po merren me pasojat dhe veprimet e gabuara të institucioneve. Kurse, në fakt, debati për pasojat do të duhej të zhvendoset në debat për shkaqet.

Sot nuk do të duhej të ishte temë migrimi ilegal. Sot do të duhej të ishte temë çka po e mbyt perspektivën e qytetarëve të Kosovës? Dhe, nga një debat i tillë, do të duhej të dalin veprime konkrete për eliminimin e shkaqeve që për rezultat kanë këtë fenomen.

Çka po e shkatërron perspektivën e qytetarit të Kosovës?

– Korrupsioni:

Korrupsioni i sistematizuar dhe i strukturuar nëpër të gjitha mekanizmat e shtetit të Kosovës.

Të gjithë e dimë, edhe vendorët edhe ndërkombëtarët, dhe që të gjithë në këtë temë përfundojnë me deklarata politike, por kurrë veprime serioze.

– Papunësia dhe varfëria:

Kosova si një vend me moshën më të re të popullsisë rrezikon ta shndërrojë këtë karakteristikë nga pasuria në kërcënim.

– Luksi megaloman i Qeverisë:

Të dy partitë në koalicion po dëshmojnë se shqetësimi kryesor i tyre është akomodimi i militantëve partiak dhe ruajtja e rrjeteve të tyre klienteliste. Këto janë shqetësimet e vetme që kanë partnerët e koalicionit.

– Vonesat në integrimet evropiane:

Është e padrejtë që për shkak të keq-qeverisjes së toleruar të ndëshkohen dy milionë qytetarë të Kosovës, e jo keq-qeverisja. Janë dy milionë qytetarë të vetmit në Evropë të cilëve u është pamundësuar lëvizja e lirë.

Është i kot debati dhe apelet e thata të zyrtarëve qeveritarë përderisa arsyet për ikje nga Kosova nuk po luftohen.

Tashmë është e qartë: Ikja e qytetarëve do të ndalet atëherë kur ikë kjo Qeveri.

Më Shumë

Ndalohen fishekzjarrët gjatë festave të fundvitit në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka nxjerrë urdhëresë për ndalimin e ndezjes së fishekzjarrëve dhe përdorimit të mjeteve piroteknike në hapësira publike...

Një person arratiset përkohësisht nga dhomat e ndalimit në Rahovec

Një person i privuar nga liria ka tentuar të arratiset mbrëmjen e së dielës nga Stacioni Policor në Rahovec. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rreth...

Lajmet e Fundit