4.9 C
Prizren
E enjte, 26 Shkurt, 2026

Ikona e aktrimit Leze Qena, nëpër fotografi

Një prej atyre grave të cilat fytyra u është gjithmonë plot nur e buzëqeshje, Leze Qena i ka bërë ballë sfidave të jetës me pozitivitet.

Një aktore e njohur dhe një grua që vazhdon të lërë gjurmë në artin shqiptar, Leze Qena ndër vite është ngritur në profesion, njëjtë siç e ka ruajtur bukurinë dhe thjeshtësinë e saj.

Në këto fotografi, të cilat Lezja i ka ndarë me KultPlus para pak kohësh, e shohim atë të shoqëruar nga aktorët tjerë në rolet e ndryshme. Njëjtë janë edhe fotot e Lezes në etapa të ndryshme të jetës.

Derisa i shohim e i shijojmë këto fotografi, kujtojmë se Lezja ka lindur në Prizren ndërsa më pas erdhi në Prishtinë ku u fut në jetën kulturore, me fokus sidomos teatrin.

Rolet e saj mes tjerash janë te “Mahmutovitët dhe Rexhepovitët”, “Shkolla e Fshatit”, “I ikuri”, “Familja Moderne” dhe projekte tjera, shkruan Kultplus.

Më Shumë

Vetëdorëzohet në Policinë e Prizrenit, i dënuari me mbi tri vjet burg për narkotikë

Policia në Prizren, ka njoftuar se duke vepruar sipas një plani taktik-operativ, pa ndërprerë kanë kërkuar personin e shpallur në kërkim sipas tri urdhërarresteve,...

Aksioni i krasitjes vazhdon në Prizren, ndërhyrje në rrugën “Adem Jashari”

Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur se Drejtoria e Shërbimeve Publike po vijon me aksionin e rregullt të krasitjes së pemëve në qytet,...

Lajmet e Fundit