0.7 C
Prizren
E premte, 19 Dhjetor, 2025

Ilir Muharremi promovon dy libra

Në sallën e Kuvendit të Komunës së Klinës, të hënën, artisti Ilir Muharremi do të promovojë dy vepra: “Psycho”, romani i fundit i këtij autori, i zhanrit triler që rrëfen për erotizmin, ankthin, trishtimin, dëshpërimin, psikopatinë, kanibalizmin, vullgaritetin… Ndërsa, libri i dytë është “Moskuptimet”, që rrëfen për religjionin, vdekjen e Zotit, historinë e artit, artin skenik, dramaturgjinë, letërsinë absurde… Libri është ndarë në pesë kapituj, ndër të cilat rrëfehet edhe për letërsinë: kuptimin e romanit, përse shkruajmë, letërsia dhe historia.

E veçanta e këtij libri është se kjo lëndë ka jetën dhe momentalen, derisa e ardhmja dhe e kaluara trajtohen si shpresë e shuar.

Për librat e Muharremit do të flasin profesoresha Vjollca Dibra si dhe kritiku letrar Mahir Morina. Pas prezantimit të kumtesave do të organizohet edhe një debat në lidhje me të dyja veprat. “Për mua është një nder i veçantë të promovoj dy vepra, veçanërisht romanin e fundit i cili u prit shumë mirë nga lexuesit”, tha Muharremi duke shtuar se “Të dy librat kanë një vlerë të veçantë, njëri është shkencor e tjetri roman vulgar sidomos aty ku flitet për erotikën.

Ky promovim organizohet nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Klinës Zenun Elezaj. Promovimi fillon në orën 14:00./KultPlus.com

Më Shumë

PDK-ja në Prizren nis fushatën zgjedhore me homazhe në Landovicë dhe te Monumenti i Lirisë

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren dhe njëherësh kryetar i Komunës, Shaqir Totaj, së bashku me kandidatët për deputetë të...

Borë e acar në ndërrimin e motmoteve, paralajmërohen temperatura deri në -20 gradë

Menaxheri i departamentit meteorologjik në KANS, Sherif Gosalci, përmes një postimi në Facebook ka thënë se do të ketë mjegull në ditët në vijim...

Lajmet e Fundit