4.2 C
Prizren
E hënë, 29 Dhjetor, 2025

Imazhi mediatik i shqiptarëve në shtypin serb më 1912-1913

Në periudhën e Luftës së Parë Ballkanike (1912-1913), në periodikët serbë janë botuar një numër i konsiderueshëm tekstesh që kanë sjellë një varg përfytyrimesh të ndryshme për popullsinë shqiptare – për pozicionimin e saj si e parëndësishme nga pikëpamja kulturore, shoqërore dhe politike kur bëhej fjalë për shpërndarjet e reja territoriale në Ballkan, pas përfundimit të veprimeve luftarake.

Do të përpiqemi që në këtë punim të përshkruajmë dhe analizojmë përfaqësimet e tilla mediatike për të vërtetuar shkallën e koherencës së tyre ideologjike dhe tematike, dhe për të përcaktuar deri në ç’masë këto përfytyrime kanë përkuar me retorikën e atëhershme zyrtare të Qeverisë serbe lidhur me çështjen e aspiratave kombëtare të shqiptarëve, shkruan Millan Milkoviq, në numrin e sotëm të Kohës Ditore.

Po ashtu, do të përpiqemi të ofrojmë një hartë të tendencave kryesore dhe narrativave në prodhimin e stereotipave mbi identitetin etnik, kulturor dhe politik të shqiptarëve, duke shqyrtuar deri në një masë edhe mënyrën e formësimit të qëndrimeve të opinionit publik serb nëpërmjet aspekteve fiksionale, respektivisht dokumentare të teksteve në periodikët serbë.

Analizën e përfytyrimeve për shqiptarët e kemi bazuar në një grup përfaqësuesish të formuar nga disa prej titujve më të rëndësishëm të asaj kohe në Serbi: “Politika”, “Radni?ke novine”, “Srpski književni glasnik”, “Delo”, “Ilustrovana ratna kronika” (Beograd), “Ilustrovana ratna kronika” (Novi Sad).

Më Shumë

Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vote

Rreth 2 milionë shtetas të Kosovës, me të drejtë vote, nesër  pritet t`u drejtohen kutive votuese për të zgjedhur përbërjen e Kuvendit. Procesi zgjedhor është...

Albin Kurti: Urime fitorja më e madhe në historinë e vendit

Kryetari i LVV-së, njëherit kandidati për Kryeministër, Albin Kurti pas rezultateve e KQZ-së deri në ora 22:00 ka falënderuar të gjithë qytetarët për votimin...

Lajmet e Fundit