13.2 C
Prizren
E hënë, 9 Mars, 2026

Immobile te Napoli? Igli Tare sqaron situatën dhe shuan çdo dilemë

Në mediet italiane është folur shumë për një interesim të Napolit për Ciro Immobilen, bomberin e Lazios. 30-vjeçari kryeson renditjen e golashënuesve më të mirë të Serie A me 27 gola dhe ka një kontatë deri në verën e vitit 2023 me bardhekaltrit.

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka sqaruar situatën e sulmuesit në një prononcim për Sky Sport. Immobile është shumë i rëndësishëm për skuadrën e Inzaghit dhe vlonjati shpreson ta shohë për shumë vite të tjera në kryeqytet.

“Për Immobilen nuk ka pasur asnjë kërkesë nga Napoli dhe nuk kemi biseduar për diçka të tillë. Kjo për shkak se ai është Lazio dhe Lazio është Immobile. Mendoj, shpresoj dhe uroj që Ciro të qëndrojë edhe shumë vite të tjera me ne“, deklaron Tare.

Më Shumë

Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit, vendi shkon në zgjedhje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës, duke e çuar vendin drejt...

Universiteti ‘Ukshin Hoti’ dhe KFOR-i diskutojnë forcimin e bashkëpunimit

Në ambientet e Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren u zhvillua një takim ndërmjet menaxhmentit të universitetit dhe Komandantit të KFOR-it, gjeneralit Özkan Uluta?. Vizita kishte për...

Lajmet e Fundit