7.8 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026

Inspektorati i Arsimit në Prizren urdhëron rivlerësimin e ngelcave të “Remzi Ademajt” (Dokument)

Inspektorati i Arsimit (SIA) në Prizren nuk tërhiqet, që në mënyrë të jashtëligjshme t’ia mundësojë rivlerësimin e nxënësve, që kanë humbur vitin në Gjimnazin “Remzi Ademaj”.

SIA në një vendim që ka siguruar ‘PrizrenPress’, urdhëron mësimdhënësit e kësaj shkolle, që të rivlerësojnë ngelcat . Rivlerësimi i tyre është bërë dje.

Inspektorati i Arsimit në korrik të këtij viti pat kërkuar nga kujdestarët e këtyre klasave që t’i njoftojnë nxënësit që kanë ngelur me tre apo katër nota të dobëta se do të kenë edhe një mundësi të rivlerësimit.

Ndërkaq, ky vendim i SIA-s është në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ, për vlerësimin e shkallës së arritshmërisë së nxënësve.

Udhëzimi Administrativ, parasheh se nxënësit mund të ankohen 48 orë pas komunikimit të suksesit. Procesi mësimorë në këtë shkollë ka përfunduar me 5 qershor, ndërkaq njoftimi për mundësin e rivlerësimit është shpallë me 24 qershor.

Inspektorati në shenjë hakmarrje për moszbatimin e këtij vendimi ka kërkuar nga drejtori i kësaj shkolle që t’i ndëshkojë mësimdhënësit që nuk kanë bërë rivleësimin e ngelcave.

“Të merren masa disiplinora ndaj këtyre mësimdhënësave”, thuhet në vendimin e SIA-s.

Burimet brenda Gjimnazit “Remzi Ademaj” bëjnë të ditur se mësimdhënësit nuk kanë respektuar vendimin e SIA-së për shkak se ka qenë jashtëligjor dhe i pa vulosur.

“Vendimi që është sjellë në korrik nga SIA nuk ka qenë i vulosur, por edhe jashtë afatit që Udhëzimi Administrativ parasheh që nxënësi mund të ankohet 48 orë pas komunikimit të suksesit”,tregon burimi brenda kësaj shkolle. /PrizrenPress.com/

12049004_905934406156131_519438710_n

Më Shumë

Klea Gashi, MVP e finales në Kupën U18

Klea Gashi, me 26 pikë të shënuara, ishte liderja e KBF Bashkimit në fitoren e madhe në Kupën U18 Bashkimi është shpallur fituese e Kupës...

Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në Prizren

Tre të dyshuar B.H., N.A., dhe D.P., janë arrestuar nën dyshimin për vjedhje në Poslishtë të Prizrenit. Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes janë sekuestruar...

Lajmet e Fundit