11.4 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

Inspektorati në Prizren rrëzon dy objekte

Drejtoria e Inspektoratit e Komunës së Prizrenit, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se sot ka bërë rrënimin e dy objekte, për shkak se objektet në fjalë ishin ndërtuar në pronën e Komunës së Prizrenit.

“Drejtoria e Inspektoratit njofton se vendimi për rrënimin e objekteve në fjalë është marrë pasi që invesitori ka vazhduar punimet drejt përfundimit të objekteve, përkundër urdhrit të DI-së për ndalimin e punimeve. Ndërkaq, ankesat e parashtruara nga invesitori në Komisionin e Komunës së Prizrenit dhe po ashtu në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, janë kthyer me përgjigje negative”, thuhet në komunikatë, përcjellë PrizrenPress.

Sipas Komunës, po ashtu, invesitorit i është dhënë afati 15 ditor për rrënimin e objekteve në mënyrë vullnetare, por i njëjti nuk i është përmbajtur këtij afati të përcaktuar në bazë të ligjit.

Drejtoria e Inspektoratit apelon tek të gjithë qytetarët që të mos fillojnë ndërtimin e objekteve pa leje dhe se në të kundërtën do të merren masa sipas ligjeve në fuqi./ PrizrenPress.com

Më Shumë

Llapi fiton ndaj Ballkanit

Skuadra e Llapit, më në fund ka shijuar fitoren në Superligën e Kosovës në futboll. Pas një serie prej tetë ndeshjeve rresht pa fitore, Llapi...

Universiteti ‘Ukshin Hoti’ dhe KFOR-i diskutojnë forcimin e bashkëpunimit

Në ambientet e Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren u zhvillua një takim ndërmjet menaxhmentit të universitetit dhe Komandantit të KFOR-it, gjeneralit Özkan Uluta?. Vizita kishte për...

Lajmet e Fundit