Interi tërhiqet nga Superliga Evropiane

Interi është ekipi i parë nga Serie A që ka konfirmuar tërheqjen nga Superliga Evropiane. Nëpërmjet një komunikate të lëshuar të mërkurën, Interi edhe zyrtarisht ka njoftuar për vendimin që ka marrë.

“FC Internazionale Milano konfirmon që klubi nuk është më pjesë e projektit të Super League. Ne jemi gjithmonë të përkushtuar t’i japim tifozëve përvojën më të mirë të futbollit; inovacioni dhe përfshirja janë pjesë e ADN-së tonë që nga themelimi ynë. Angazhimi ynë me të gjithë palët e interesuara për të përmirësuar industrinë e futbollit nuk do të ndryshojë kurrë”, thuhet në njoftim. “Interi beson se futbolli, si çdo sektor i veprimtarisë, duhet të ketë interes për të përmirësuar vazhdimisht garat, për të mbajtur tifozë emocionues të gjitha moshave në të gjithë botën, brenda një kornize të qëndrueshmërisë financiare. Me këtë vizion ne shpresojmë të vazhdojmë të punojmë së bashku me institucionet dhe të gjithë aktorët e interesuar për të ardhmen e sportit që të gjithë duam”.

Interi ishte njëri prej tre skuadrave nga Serie A, së bashku me Juventusin e Milanin që kishte konfirmuar pjesëmarrjen në Superligën Evropiane.

Më Shumë

Selmanaj tërhiqet nga kandidatura për deputet, mbetet në krye të LDK-së në Prizren

Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e...

Kerasan shpallet kampion i Kosovës në Ligën U18 për meshkuj

Skuadra e Kerasanit po vazhdon të dominojë në kategoritë e reja të basketbollit kosovar, duke u shpallur kampione e Kosovës në Ligën U18 për...

Lajmet e Fundit