15.1 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

Interpretimi i pikës 127, në diskrecion të Presidentes

Jahjaga14-21Fisnik Korenica, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, ka sqaruar se është e drejtë ekskluzive e Presidencës që ta dërgoj në Kushtetuese, kërkesën e deputetëve të pakicave për interpretim të pikës 127 të aktvendimit të kësaj gjykate, se kujt i takon e drejta për ta propozuar kryetarin e Kuvendit të Kosovës.

Ai në një prononcim për Telegrafin ka thënë se presidentja e Republikës gëzon diskrecion që të vlerësoj nëse duhet ose jo proceduar pyetjen e tillë në Gjykatën Kushtetuese, për vlerësim dhe përgjigje.

“Në ushtrimin e të drejtës së saj për të shtruar çështje hipotetike pranë Gjykatës Kushtetuese – për të cilën ka një precedent nga rasti i mandatarit – presidentja duhet që të arsyetoj që pyetja e saj lidhet me ushtrimin e mandatit te saj, në kuptim te garantimit të funksionimit kushtetues të institucioneve shtetërore. Në të kundërtën, shtrimi i një pyetje të tillë nuk do të hynte në kuadër të interesit të shefes së shtetit, sa i takon kompetencës së saj për të referuar çështje në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë ai për Telegrafin.

Korenica mendon se nëse Gjykata do ta pranonte një çështje të tillë, ajo sipas tij, do të duhej të merrej me çështjen e konsumueshmërise ose jo, të së drejtës së propozimit të kryetarit të Kuvendit.

“Një përgjigje e tillë mendoj që do t’i jepte përgjigje përfundimtare kërkesave të bllokut VLAN dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), sa i takon zhbllokimit të seancës konstituive të Kuvendit, megjithëse këtu ende nuk kemi një debat politik dhe orientim në Kuvend mbi mënyrën se si Kuvendi t’i kthehet funksionit te tij”, ka shtuar ai.

Ndryshe, grupet parlamentare nga radhët e minoriteteve, kërkojnë nga Presidentja Atifete Jahjaga që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarime rreth nenin 127 të aktgjykimit të shpallur rreth zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.

Në atë nen, Kushtetuesja kërkon që deputetët të gjejnë zgjidhje kushtetuese për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit.

Ky përkufizim, është kuptuar edhe nga partitë e mbledhura në koalicionin pas zgjedhor, në përbërje, LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje, si mundësi për të propozuar kandidatin e tyre për kryetar të Kuvendit, krahas PDK-së, si parti fituese e zgjedhjeve.

Nisur nga këto dilema, deputetja boshnjake Duda Balje thotë se ka nevojë për sqarime nga Kushtetuesja, në mënyrë që vendi të mos shkoj në zgjedhje të reja.

“Kërkojmë që Gjykata Kushtetuese të shpjegoj pikën 127 se si mund të gjejmë zgjidhje për këto situata. Ne jemi kundër zgjedhjeve, Kosova është në një situatë shumë te keqe dhe duhet të bëjmë diçka që të ecim përpara”, ka thënë Balje.

Më Shumë

Bashkimi rikthehet te fitoret, triumfon në Prizren ndaj Vëllaznimit

Bashkimi është rikthyer te fitoret pasi mposhti Vëllaznimin me rezultat 90–79, në ndeshjen e zhvilluar në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, në kuadër të...

Goli i anuluar që ndezi polemikën: Liria kundër vendimit të VAR-it në derbin me Vushtrrinë

Pas përfundimit të derbit të Ligës së Parë mes FC Lirisë dhe KF Vushtrrisë, klubi prizrenas reagoi ndaj vendimit të gjyqtarit Rrezart Hasani dhe...

Lajmet e Fundit