-0.2 C
Prizren
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025

Isa kryeministër, Thaçi ministër i Jashtëm

HashimThaci-IsaMustafaSot pritet të nënshkruhet marrëveshja mes dy liderëve partiakë në orën 10:00, kurse në orën 12:00 mbahet seanca konstituive, ku edhe pritet formimi i institucioneve, gjashtë muaj pas bllokadës.

Isa Mustafa përfundimisht do të jetë kandidat për kryeministër të Kosovës, derisa kreu i PDK-së Hashim Thaçi, zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme.

Thaçit i është premtuar nga LDK-ja se do të ketë përkrahjen për president të Kosovës pas një viti e gjysmë, kur t’i kalojë mandati Jahjagës, në vitin 2016, shkruan “Zëri”.

Burime të gazetës “Zëri”, nga të dyja partitë kanë konfirmuar se këto pozita janë të sigurta për krerët e partive të tyre.

Kurse, ish-shefi i SHIK-ut, Kadri Veseli, pritet të emërohet kandidat për kryeparlamentar.

“Zëri” ka mësuar se në takimin e dy liderëve, kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka kërkuar që përveç postit të kryeministrit, kësaj partie t’i takojë me çdo kusht edhe Ministria e Punëve të Brendshme.

Kësaj partie do t’i takojë edhe posti i një zëvendëskryeministri, ndërsa ministritë e tjera që LDK-ja do t’i marrë janë: Ministria e Financave, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Forcës së Sigurisë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe ajo e Diasporës.

Nga ana tjetër, jozyrtarisht nga PDK-ja kanë thënë për “Zërin”, se ata do të marrin një zëvendëskryeministër dhe këto dikaster: Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Integrimeve Evropiane, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Ministria e Arsimit, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale si dhe ajo e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor.

Kurse, minoriteteve mund t’iu jepen Ministria për Kthim dhe Minoritete, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe e Mirëqenies, si dhe Ministria e Administratës Publike

Më Shumë

Rahoveci 029 forcohet para duelit me Vëllaznimit

Një ditë para ndeshjes së rëndësishme me Vëllaznimin në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll, skuadra Rahoveci 029 është forcuar në pozitën e...

Therje me thikë në Prizren, arrestohet i dyshuari për tentim vrasje

Një burrë kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Prizrenit, pasi dyshohet se është therur me thikë nga një burrë tjetër. Rasti ka ndodhur...

Lajmet e Fundit