Isa Mustafa: Me preku thellë lajmi për ndarjen nga jeta e vajzës së Fadil Kryeziut

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se e ka prekur thellë lajmi për ndarjen nga jeta e vajzës së Fadil Kryeziut, veprimtar shumëvjeçar dhe themelues i degës së LDK-së në Prizren.

Sipas tij, ndarja e hershme nga jeta e Alba Kryeziut, një të reje të përkushtuar për dije dhe prosperim, është një humbje e madhe jo vetëm për rrethin familjar por për të gjithë vendin.

“Me preku thellë lajmi për ndarjen nga jeta e vajzës së Fadil Kryeziut, veprimtar shumëvjeçar dhe themelues i degës së LDK-së në Prizren.
E ndaj dhembjen me familjen Kryeziu, për humbjen e vajzës së tyre të çmuar, Albës 22 vjeçe, studente në Gjermani.
Ndarja e hershme nga jeta e Alba Kryeziut, një të reje të përkushtuar për dije dhe prosperim, është një humbje e madhe jo vetëm për rrethin familjar por për të gjithë ne.
Ngushëlloj edhe degën e LDK-së në Prizren, miqtë dhe kolegët e Albës dhe familjes së Fadil Kryeziut”, thuhet në telegramin e ngushëllimit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Zbulohen dhe largohen dy lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Prizren

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se gjatë kësaj jave, në kuadër të kontrolleve në terren, ekipet e saj kanë identifikuar dhe larguar dy lidhje...

Një pjesë e segmentit në autostradën “Ibrahim Rugova” ende e bllokuar

Ka disa muaj që kjo rrëshqitje e dheut po e pengon komunikacionin e lirë dhe të sigurt në autostradën “Ibrahim Rugova”, më saktësisht në...

Lajmet e Fundit