3.6 C
Prizren
E hënë, 2 Mars, 2026

Isa Mustafa po i do listat e mbyllura

Lideri i LDK-së dhe njëherësh kryeministri i vendit, Isa Mustafa po kërkon që të mbyllen listat zgjedhore. Burime të gazetës Blic brenda LDK-së, kanë theksuar se janë disa arsye pse Mustafa po kërkon mbyllje të listave. Së pari, t’i ndëshkoj ata deputetë të LDK që nuk e votuan as atë për Kryeministër e as Hashim Thaçin për president. “Ideja është që mos ti përjashtoj nga partia, gjegjësisht mos ti lë jashtë listës, për shkak se ka shumë rrezik që të ketë rebelime në parti”, tha ky burim. Si arsye e dytë, është fuqizimi i vetë Mustafës përmes mbylljes së listave.

“Në 30 e parë ti fus ata emra që do ti menaxhoj me lehtë, e jo ti ndodh sikurse deri më tani”, tha ky burim. Dhe si arsye e tretë pse Mustafa po insiston për mbyllje të Listave ka të bëjë me faktin që do t’i kushtoj fushata elektorate shumë më pak para partisë. Para disa ditësh Mustafa ka paralajmëruar se së shpejti do të filloj reforma zgjedhorr pa dhënë shume detaje. Mirëpo për mbyllje të Listave nuk është vetëm LDK.

Një gje të tillë si opsion e kanë përmendur edhe politikanë të ndryshwm si dhe përfaqësues ndërkombëtar, për shkak të manipulimeve të shumta ndërmjet kandidatëve për shkak të listave të hapura. Në Kosovë fillimisht u aplikuan Listat e mbyllura, mirëpo për shkak të kritikave të shumta nga shoqëria civile dhe ndërkombëtarët, këto lista u hapën. Megjithëse u prit që Listat e Hapura do ta relativizojnë fuqinë e liderit të partisë, një gjë e tillë nuk ndodhi.

Më Shumë

“Liga nuk ka qenë kurrë më e fortë”- Munishi flet për rivalitetin dhe fillimin e sezonit me Lirinë

Trajneri i Lirisë së Prizrenit, Ismet Munishi, ka dhënë një intervistë për Telegrafin, ku ka folur për ecurinë e skuadrës, rivalitetin në Ligën e...

Policia ndërmerr aksion kundër parkingjeve të parregullta në Prizren – 106 gjoba për dy orë

Parkimet e parregullta vazhdojnë të mbeten një ndër sfidat kryesore për qytetin e Prizrenit. Ato pengojnë qarkullimin normal të automjeteve dhe këmbësorëve, duke krijuar...

Lajmet e Fundit