Berisha: Vetëm në Kosovë tradhtinë ndaj atdheut mundohen ta kamuflojnë si veprim politik

Deputeti i NISMA-s për Kosovën, Zafir Berisha, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka kritikuar ashpër Qeverinë për mospunë karshi shtetit dhe qytetarëve.

Ai ka shkruar se herët a vonë kjo Qeveri do të përgjigjet për dëmet po ja bën Republikë. Tutje ai ka shkruar se kjo klikë politike tradhtinë ndaj atdheut mundohet ta kamuflojë si veprim politik.

Ja postimi i plotë i Zafir Berishës në Facebook:
Herët apo vonë kjo qeveri do të përgjigjet para qytetarëve për demin që është duke ja bërë Republikës. Në asnjë kohë këtyre farë zhurmagjinjve politikë nuk ju shkon ndërmend të merren me zhvillimin ekonomik, me zbutjen e papunësisë, me ngritjen e cilësisë në arsim, me përmirësimin e shërbimeve shëndetësore… siç nuk merren me aferat korruptive që kanë përfshirë të gjitha nivelet e institucioneve qendrore dhe lokale. Vetëm tek ne në Kosovë ka njerëz që edhe tradhtinë ndaj atdheut mundohen ta kamuflojnë si veprim politik, që është një fatkeqësi ndaj të cilës nëse nuk vetëdijesohemi shpejt, dikur do të jetë vonë. Zafa

Më Shumë

Mbi 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë, 14 persona të arrestuar në Kosovë

Policia regjistroi 65 aksidente trafiku, prej tyre 26 me të lënduar, ndërsa nuk u shënua asnjë aksident me fatalitet. Policia e Kosovës ka bërë të...

RrOK kritikon Komunën e Prizrenit për subvencionet kulturore për vitin 2026

Rrjeti i Organizatave të Kulturës (RrOK) ka reaguar në Facebook, duke shprehur shqetësim të thellë ndaj Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën...

Lajmet e Fundit