Ish-gjyqtari i Kushtetueses komenton vendimin e Gjykatës për votën e Arifit

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese Kadri Kryeziu e ka quajtur të drejtë vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila shpalli të pavlefshme votën e Etem Arifi për qeverinë Hoti.

“Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese sipas mendimit tim kanë vendosur mirë, drejtë’, tha Kryeziu për RTK-në.

Ai tha se vendi tani duhet të shkojë në zgjedhje.

“Çdo qytetar që do të garojë për deputet nuk duhet të ketë precedent penal’, shtoi Kryeziu.

“Institucionet tona kanë qenë neglizhente dhe për këtë duhet të ketë përgjegjësi’, shtoi Kryeziu për RTK’në.

Më Shumë

Përfundon numërimi i votave në Prizren dhe Suharekë

Ka përfunduar numërimi i votave për partitë politike në Prizren dhe Suharekë.   Sipas rezultateve të KQZ-së, subjekti i parë në Prizren është Vetëvendosje me 44.07...

A u sabotua LDK’ja për shkak të “bashkimit”? Ish-deputeti, Xhavit Ukaj publikon rezultatet nga bastioni i partisë në Piranë të Prizrenit

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Xhavit Ukaj, ka publikuar rezultatet e nëndegës së LDK-së në Piranë, bastionin tradicional të këtij subjekti politik...

Lajmet e Fundit