13.3 C
Prizren
E enjte, 16 Prill, 2026

Ish- komandanti i UÇK-së, Agim Krasniqi, ther një të burgosur

Agim KrasniqiIsh komandanti i UÇK-së (Ushtria Çlirimtare Kombëtare) Agim Krasniqi sërish është bërë aktual.

Pas pesë vitesh në burg për vepra të shumta penale, ai gjatë ditës së djeshme në burgun e “Idrizovës”, ka therur me thikë një të burgosur tjetër për hakmarrje.

I ndihmuar nga tre përkrahësit e tij, Krasniqi ka sulmuar një të burgosur tjetër në oborrin e burgut të “Idrizovës”, njofton Alfa.

Ai e ka therur me thikë në këmbë, më pas i plagosuri është transferuar në spitalin e Shkupit . Krasniqi dhe shokët e tij pas këtij akti janë vendosur të vetëm në qeli, kurse autoritetet e burgut janë duke hetuar rastin, informon Almakos.

Drejtor i burgut të “Idrizovës”, për televizionin Alfa ka shpjeguar se motivi i Agim Krasniqit për ta është i njohur. Pra Krasniqi e ka therur të burgosurin tjetër, sepse ai ka dëshmuar kundër tij në njërin prej gjyqeve të zhvilluara kundër Krasniqit.

Drejtori i burgut të “Idrizovës”, kujton se Krasniqi do të qëndroj për një kohë të gjatë te ata, për shkak të dënimeve të ndryshme, duhet të vuaj 15 vite burg.

Më Shumë

Përurohet Dhoma e Kontaktimit në Qendrën për Punë Sociale në Malishevë

Në Qendrën për Punë Sociale në Malishevë është përuruar Dhoma e Kontaktimit, një projekt që synon forcimin e shërbimeve sociale dhe mbrojtjen e interesit...

P5 në New York, P3 në Prishtinë

Nga Blerim Shala Rrjedhat politike në vend, të cilat në masë të madhe janë në varësi të datës së fundit kur Kuvendi i Kosovës duhet...

Lajmet e Fundit