3.4 C
Prizren
E enjte, 15 Janar, 2026

Ish-kryetari i Lirisë, Qemal Krasniqi me akuza të rënda ndaj gjyqtarit Alban Shala

Ish-kryetari i Lirisë së Prizrenit, Qemal Krasniqi   ka reaguar ndaj gjyqtarit Alban Shala, i cili të shtunën ndau drejtësinë në ndeshjen e barazhit, të Ligës së Parë, ndërmjet Vushtrrisë e Lirisë.

Pas ndeshjes, gjyqtari Shala u akuzua direkt nga klubi prizrenas për ndikim në lojë dhe rezultat, derisa Liria u mposht 1:3, në duelin e luajtur në Klinë.

Sipas Krasniqit, kjo nuk është hera e parë që gjyqtari Alban Shala ka dëmtuar skuadrën dhe futbollin kosovar, derisa ka ftuar FFK-në të marr masa.

Mëposhtë reagimi i plotë i Qemal Krasniqit:

Alban Shala – simbol i turpit dhe krimit në futbollin kosovar

Ajo që ndodhi në barazhin Liria – Vushtria nuk ishte referim, por krim sportiv i pastër, me emër dhe mbiemër: Alban Shala. Ky individ, që nuk ka as lidhje me drejtësinë në fushë, e dëmtoi rëndë dhe me paramendim klubin e qytetit të lidhjes shqiptare – FC Liria.

Alban Shala nuk është refer. Ai është turp për sportin, simbol i padrejtësisë dhe fytyra e asaj që po e shkatërron futbollin në Kosovë. Vendimet e tij të njëanshme, të qëllimshme dhe fyese nuk lanë dyshim: misioni i tij ishte që Liria të mos kalonte. Dhe këtë e bëri me cinizëm, arrogancë dhe pa kurrfarë përgjegjësie.

Por kjo nuk është hera e parë. Alban Shala dhe disa shokë të tij, të cilët mbajnë veshur petkun e referit, për çdo ditë po e shkatërrojnë imazhin e futbollit të Kosovës. Ne jemi dëshmitarë të rasteve të njëpasnjëshme, që ndodhën edhe javëve të kaluara, ku drejtësia sportive u nëpërkëmb dhe u përdhos nga njerëz që nuk e meritojnë të jenë pjesë e këtij sporti.

Federata e Futbollit e Kosovës nuk mund të qëndrojë më e heshtur. Ky është momenti për veprim, për pastrim të gjyqësorit sportiv nga individë si Alban Shala, të cilët po i vrasin pasionin, dinjitetin dhe besimin futbollit tonë.

Futbolli është garë, jo pazare !

Shkruar nga ish kryetari i FC Liris Qemal Krasniqi

Më Shumë

Fillon procesi mësimor në Suharekë, kryetari Muharremaj uron nxënësit dhe mësimdhënësit

Sot ka nisur gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor në Komunën e Suharekës, duke rikthyer nxënësit dhe mësimdhënësit në bankat shkollore pas pushimit dimëror. Me...

Mbi 300 kërkesa për dëmet nga vërshimet në Komunën e Rahovecit

Komisioni për regjistrimin dhe vlerësimin e dëmeve nga vërshimet në Komunën e Rahovecit ka pranuar deri më tani rreth 320 kërkesa nga qytetarët e...

Lajmet e Fundit