2.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Ish-ministri Kujtim Gashi i rikthehet garës lokale në Prizren

Ish-ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, i është rikthyer garës zgjedhore në nivel lokal.

Ai, në zgjedhjet lokale të tetorit do të jetë bartës i listës së PDK-së në Prizren.

Gashi, ka qenë kryetar i Kuvendit të Prizrenit, në qeverisjen e ish-kryetarit të Komunës, Ramadan Mujës. Po ashtu ka qenë edhe deputet i Kuvendit të Kosovës.

Ai, tregon arsyen pse ka vendosur të garojë në zgjedhjet lokale.

“ Këtu ku e kam filluar ëndrrën më të madhe të jetës sime, rrugën politike dhe rrugën e shërbimit tim ndaj qytetarëve tanë që më mbështetën përherë pareshtur, këtu në qytetin tim, në Prizren”, shprehet Gashi, shkruan “PrizrenPress”.

Gashi është caktuar edhe Shef i Shtabit për zgjedhjet e tetorit të këtij viti.

“Unë do të jem pjesë e Listës Fituese në Prizren, pjesë e listës së Partisë Demokratike të Kosovës dhe jam i nderuar që do t’i prijë kandidatëve për Kuvendin e Komunës. I vendosur si kurrë më parë për fitore, për mbështetje, për të punuar orë e çast për qytetin, për qytetarët”.

“Përveç dëshirës së madhe për të shërbyer për qytetarët e Prizrenit, shtysë e madhe për kandimin tim ka qenë edhe kandidati për Kryetar të Prizrenit Shaqir Totaj, i cili është kandidati më i mirë në këtë garë, ka virtyte të larta njerëzore, morale dhe kulturore, është njeri me integritet, profesionalisht i përgatitur dhe mbi të gjitha është Kryetari gjithëpërfshirës që i duhet Prizrenit”.

“Lista e kandidatëve të PDK-së në Prizren është diverse, përfshin të gjitha kategoritë sociale të qytetit dhe rretheve, ka njerëz me vlera profesionale, me të kaluar dhe histori heroike dhe është zëri i qytetarëve që duan të dëgjohen, përfaqësohen dhe të përfshihen! Jam shumë krenar të udhëheq me ekipin e fitores”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lirohen qytetarët e Kosovës që u ndaluan mbrëmë nga policia serbe

Para pak çastesh, autoritetet serbe dhanë urdhër për të liruar kosovarët e ndaluar prej mbrëmë në kufirin Kroaci-Serbi. 12 autobusët e ndaluar janë nisur për...

Juventusi nis punën për transferimin e Zhegrovës

Juventusi në verë mund të nënshkruaj me yllin e Kosovës, Edon Zhegrova. “Zonja e Vjetër” rikthehet në Ligën e Kampionëve, prandaj do të investojë në...

Lajmet e Fundit