36.3 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

ISIS dhe Al-Nusra

Al-Nusra ne SiriDikur Al-Qaeda ishte një grup i ngushtë ekstremistësh që kishte një synim të vetëm, kishte një lidership të centralizuar dhe një bazë prej ku lansoheshin operacionet globale.

Me vdekjen e Osama bin Ladenit, por edhe të komanduesve kryesorë të këtij grupi, Al-Qaeda u shpërnda në grupe më të vogla, pa ndonjë qendër kryesore veprimi.

Megjithatë, lufta civile që mbërtheu Sirinë, për të rrënuar pushtetin e presidentit sirian, Bashar al-Assad, u shfrytëzua si hapësirë fuqizimi për grupet e ndërlidhura me Al-Qaedan, duke e lënë të dobësuar opozitën siriane, të njohur ndërkombëtarisht.

Beteja midis grupeve militante u ashpërsua në fillim të këtij viti. Vetë lideri i Al-Qaedas, Ayman Al-Zawahiri, u bëri thirrje të ndërprenin luftimet mes vete dhe të bashkoheshin rreth një fronti.

Ekspertët perëndimorë kishin tërhequr vërejtjen qysh vitin e kaluar se fraksionet e Al-Qaedas në Siri janë të fuqishme dhe në rritje.

Një prej grupeve të para të militantëve islamikë të krijuara në Siri, ishte Fronti Al-Nusra, fraksion i Al-Qaedas në këtë shtet. Ai u themelua në fillim të vitit 2012 me ndihmën e fraksionit të Al-Qaedas në Irak, të udhëhequr nga Abu Bakr Al-Baghdadi.

Al-Qaeda në Irak tash është transformuar dhe njihet si ISIS, Shtetit Islamik i Irakut dhe Shamit.

ISIS ka shpallur zyrtarisht krijimin e një “kalifati” të ri, ose të një shteti islamik, në territoret që ka pushtuar në Irak dhe Siri dhe për “kalif” ka shpallur pikërisht al-Baghdadin.

ISIS në fakt ka ekzistuar si grup i organizuar që nga viti 2004, me emra të ndryshëm, por emrin që ka sot e mban nga muaji prill i vitit 2013.

ISIL apo ISIS?

ISIS dhe Al-Nusra njihen si organizata të shpallura ndërkombëtarisht terroriste.

Që të dyja – të ndara dhe tani në luftë të ashpër mes vete – ndjekin një idelogji ekstreme anti-perëndimore, promovojnë dhunë fetare e gjinore dhe i shohin ata që nuk pajtohen me idetë e tyre si të pafe.

Kjo ka nxitur edhe Shtetet e Bashkuara që të nisin një fushatë bombardimesh ajrore kundër caqeve të Shtetit Islamik në Irak, për të ndihmuar popullatën vendëse atje.

Ushtria amerikane është tërhequr nga Iraku në vitin 2011, pas një pranie pothuajse 10 vjeçare atje./REL/

Më Shumë

Diva e skenës shqiptare, Aurela Gaçe, në Hardh Fest 2025

Hardh Fest premton emocione të mëdha këtë vit me një ndër emrat më të mëdhenj të muzikës shqiptare. Aurela Gaçe, diva e skenës shqiptare, do...

Arrestohen dy prizrenas në Kukës, po trafikonin armë nga Kosova në Shqipëri

Dy kosovarë janë arrestuar në Kukës, nën dyshimin se po trafikonin armë zjarri nga Kosova në Shqipëri. Sipas Policisë së Shtetit, të arrestuarit janë Sh....

Lajmet e Fundit