-4.4 C
Prizren
E martë, 20 Janar, 2026

Ismail Kadare, me 24 janar në takim letrar në Paris

Romancieri, eseisti, dramaturgu dhe shkrimtari shkrimtar Ismail Kadare është ftuar në Fondacioni Aleanca Franceze për një takim letrar.

Takimi letrar në Paris do të mbahet me 24 janar, me fillim prej orës 19:00, ndërsa nderon figurën e Kadaresë dhe librin e tij “Mëngjeset në kafe Rostand”.

Ky takim letrar do të moderohet nga Antoine Boussin, me prezencën e njerëzve të artit nga Franca dhe me një numër të limituar të audiencës. Takimi zhvillohet në selinë e Fondacionit Aleanca Franceze në kryeqytetin francez.

Kadare ka fituar çmimin Man Booker në vitin 2005, Çmimin Princi i Asturias në vitin 2009 dhe Çmimin Jerusalem në vitin 2015-të.
Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë shqipe dhe gjithashtu një nga shkrimtarët më të njohur të letërsisë botërore bashkëkohore, shkruan KultPlus

Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në mbi 45 gjuhë të huaja), ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe kulturën e saj shekullore. Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit Frymëzimet djaloshare, 1954, “Ëndërrimet”, (1957), por u bë i njohur sidomos me vëllimin Shekulli im (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike, si: Përse mendohen këto male (1964), Motive me diell (1968) dhe Koha (1976). / KultPlus.com

Më Shumë

Ring i zjarrtë sonte: Amarildo Bakaj gati për betejën me italianin Morandi

Boksieri shqiptar, Amarildo Bakaj, do të përballet sot, e shtunë, 17 janar, me italianin Francesco Morandi, në një duel që premton spektakël dhe histori. Ky...

Bashkimi–Rahoveci, duel me objektiva të ndryshme në Prizren

Në kuadër të xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës në basketboll, Bashkimi do të presë sonte Rahovecin 029, në ndeshjen që zhvillohet në...

Lajmet e Fundit