11.2 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

Ismail Kadare merr çmimin letrar ‘Prozart’

Shkrimtari Ismail Kadare ka marrë çmimin letrar “Prozart” për vitin 2020, çmim i cili ndahet nga Festivali Ndërkombëtar i Letërisë “Pro-za ballkanik” në Maqedoninë e Veriut.

Edicioni i sivjetmë i këtij festivali ishte paraparë të mbahet në fund të muajit që shkoi por për shkak të situatës me pandeminë është shtyrë për më vonë.

Sipas bordit të “Prozart”, këtë çmim Kadare e mori për kontributin, stilin dhe veçantinë që karakterizon vepra e tij.

“Në prozën e Kadaresë shohim ndërthurje të së kaluarës dhe të tashmes, mitin dhe ironi, individin dhe kolektivin, duke na përcjell një idiomë karakteristike shumë specifike dhe stilistike dhe gjuhësore, e cila veçon punën e tij në grupin e gjigantët bashkëkohorë të letërsisë botërore”, thuhet në arsyetimin e Bordit të Çmimit të “Prozart”Çmimi “Prozart” që jepet nga Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë “PRO-ZA Ballkanik” i jepet një autori të shquar për kontributet e dhënë në zhvillimin e letërsisë në Ballkan.

Më Shumë

Loja le të vazhdojë…

Nga Ismet Munishi, trajner i FC Liria Futbolli dikur ishte gëzim i thjeshtë… një top, disa njerëz dhe një arsye për t’u bashkuar. Sot, mjafton një bilbil dhe...

Selmanaj përcjell urimet për Fitër Bajram nga KBI e Prizrenit

Kryetari i degës së Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren, Driton Selmanaj, ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit me rastin e festës...

Lajmet e Fundit