11 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Ja cilat janë librat më të shitur në Panairin e Librit në Prishtinë

Në ditën e fundit të Panairit të 18-të të Librit në Prishtinë, janë shpallur edhe librat më të kërkuar.

Në kategorinë e librave në gjuhën shqipe, në këtë panair më së shumti janë shitur librat “Përcaktimi i dashurisë së Marie Gjonit” nga Veton Surroi, “Rrebelimi i Lulus” nga Albatros Rexhaj, “Shkëlqim dhe tmerr” nga Bekim Fehmiu, Veli Karahoda me librin “Serpenti dhe hija” dhe “Puthësi i paligjshëm” shkruar nga Azem Deliu.

Daut Demaku, pjesë e organizimit të Panairit të Librit, ka shpallur edhe librat më të kërkuar nga letërsia e huaj.

“Muzeu i Pafajësisë” nga Orhan Pamuk, “Origjinalet” nga Adam Grant, Noel Malcolm me “Agjentët Perandorakë”, Umberto Eco me “Numri zero” dhe “Kupidet kokulur” nga Jennie Dorny janë librat më të shitur nga letërsia e huaj, gjatë gjashtë ditëve sa zgjati Panairi.

Demaku po ashtu ka treguar sot se përafërsisht rreth 38 mijë deri në 40 mijë vizitorë ka numëruar Panairi i sivjetmë.

“Kërkesat janë plotësuar në përgjithësi, me përjashtim të letërsisë për fëmijë e cila ka mbetur më pak e plotësuar në Panairin tonë. Megjithatë kemi pasur promovime të shumta, i kemi festuar përvjetorët dhe viteve tjera duam ta ndërkombëtarizojmë këtë Panair” ka thënë mes tjerash Demaku në ditën e fundit të Panairit të Librit në Prishtinë. / KultPlus.com

Më Shumë

3 mijë kosovarë ia mësyjnë Shqipërisë për fundjavë, fluks i madh në Morinë

Fundjava dhe festa e Fitër Bajramit kanë shtuar ndjeshëm fluksin e hyrjeve në vendin tonë nga qytetarët e Kosovës. Lëvizjet e shumta kanë nisur...

Aktgjykim lirues, përforcon narrativën e luftës për liri dhe pavarësi

Pas më shumë se pesë vjetësh në proces gjyqësor, pritet që verdikti i shkallës së parë për katërshen e Ushtria Çlirimtare e Kosovës t’i...

Lajmet e Fundit