Ja kur rikthehet Liga e Kampionëve

UEFA pritet të njoftojë gjatë javës se planifikon ta organizojë Ligën e Kampionëve nga 7 deri më 31 gusht. Plani është që një ndeshje të luhet çdo tri ditë deri në finale më 29 gusht.

Organi qeverisës i futbollit evropian e ka caktuar një varg takimesh për të martën, të mërkurën dhe të enjten e javës që po vjen, për të biseduar për mënyrën e përmbylljes së sezonit 2019/20 midis pandemisë koronavirus.

Sipas Sky Sport Italia, ideja është që garat e klubeve të zhvillohen nga 7 gushti, menjëherë pasi të jenë përmbyllur ligat vendore.

Opsioni më i mundur është që ndeshjet e kthimit të mbetura nga 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve, Real Madrid-Manchester City, Juventus-Lyon, Bayern Munich-Chelsea dhe Barcelona-Napoli, të zhvillohen më 8 gusht.

Më Shumë

FC Prizreni nis ristrukturim të thellë, fokus i madh te lojtarët vendorë

FC Prizreni ka hyrë në një fazë të re riorganizimi të plotë, duke synuar ndryshime në strukturën e klubit, stafin teknik dhe përbërjen e...

“Heshtja nuk është përgjigje institucionale”, reagon EC Ma Ndryshe ndaj Komunës së Prizrenit

EC Ma Ndryshe ka reaguar ndaj mungesës së përgjigjes institucionale nga Komuna e Prizrenit lidhur me ankesën e dorëzuar pas publikimit të rezultateve preliminare...

Lajmet e Fundit