11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Ja pse virusi doli nga laboratori/ Studimi befasues nga Gjermania

Universiteti gjerman i Hamburgut ka publikuar një studim të bujshëm. Qëllimi i studimit është që të hedhë dritë mbi origjinën e koronavirusit.

Sipas gazetës BILD, studimi është udhëhequr nga shkencëtari me famë botërore, Roland Wiesendanger.

Studimi ka zgjatur një vit, nga janari deri në dhjetor të vitit 2020 dhe arrin në përfundimin se virusi ka dalë nga laboratori në mënyrë aksidentale.

Në studim ofrohen një seri provash serioze për këtë fakt:

-Në kontrast me viruset e tjera SARS apo MERS, nuk është identifikuar akoma as pas një viti një kafshë ndërmjetëse që do e bënte kalimin nga lakuriqi te njerëzit.

-Virusi i ri në mënyrë të habitshme ngjitet shumë mirë te receptorët e qelizave njerëzore dhe penetron brenda këtyre qelizave me lehtësi. Ky virus ka dy ndryshime në formë, që i mundësojnë të ngjitet me lehtësi te qelizat njerëzore. Këto ndryshime nuk janë parë në të shkuarën te koronaviruset dhe tregojnë për origjinën jo-natyrore të Sars-CoV-2.

-Në tregun ku thuhet se ka shpërthyer epidemia nuk shiten lakuriqë nate. Ndërkohë në institutin e virologjisë në Wuhan gjendet një prej koleksioneve më të mëdhenj dhe më të rrezikshëm me patogjenë lakuriqësh. Është e pamundur që lakuriqët të kenë udhëtuar 2 mijë kilometra dhe të kenë provokuar një pandemi botërore ngjitur me këtë institut.

-Në institutin e virologjisë në Wuhan po punohej prej vitesh për të bërë manipulime gjenetike të koronaviruseve. Qëllimi ishte që të bëheshin më të rrezikshëm, më ngjitës dhe më vdekjeprurës për njeriun.

-Në këtë institut ka pasur një seri problemesh me sigurinë. Ka të dhëna të shumta që tregojnë se virusi ka rrjedhur nga laboratori. Fillimisht është infektuar një shkencëtare e re, më herët se tetori i vitit 2019.

Më Shumë

Totaj: Amerikanët janë lodhur me Albin Kurtin

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, deklaroi se amerikanët janë lodhur nga qasja e Qeverisë Kurti dhe se durimi i tyre po përfundon. “Duhet...

I shkaktuan vazhdimisht dhunë psikike – viktima nga Malisheva përfundon në QKUK

Një grua nga Malisheva ka përfunduar për trajtim mjekësor në QKUK, si pasojë e ushtrimit të dhunës psikike ndaj saj nga dy persona. Rasti ka...

Lajmet e Fundit