12.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Jabllanoviq: Albin Kurti po kërkon rrëzimin e qeverisë, jo shkarkimin tim

Jabllanoviq15Në një deklaratë për gazetën beogradase “Veçernje Novosti”, të enjtën, Aleksandër Jabllanoviq akuzon kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin. “Kurti po donë ta rrëzoj pushtetin, jo mua”, ka pohuar kreu i Listës “Srpska” dhe ministri për Kthim e Komunitete, Jabllanoviq.

Kërkesa për dorëheqjen time është vetëm shkas për ndërrimin e qeverisë kosovare, ngase opozita shqiptare nuk ka mundësi të vijë në pushtet me metoda demokratike. E për dorëheqjen as që më shkon në mendje ta bëjë, transmeton Zëri.info.

Jabllanoviq jep përgjigje edhe në pyetjen: “Demonstruesit, duke kërkuar ndërrimin tuaj, kanë demoluar Prishtinën.

“Opozita ka zgjedhur që përmes rrugës të vijë në pushtet, mirëpo jam i bindur që Qeveria aktuale do t’ia dalë ta kapërcej krizën. Lista “Srpska” asnjë çast nga Beogradi zyrtar nuk ka nxitur në destabilizim, por qëllimi ynë është që të krijohet siguria më e mirë dhe stabiliteti për të gjithë qytetarët”, ka deklaruar Jabllanoviq.

Madje ai ka deklaruar se nuk e ka ndërmend të jap dorëheqje.

“Në asnjë moment nuk kam pasur dilemë a duhet të japë dorëheqje. Nuk kam shkelur rregullat që vlejnë për ministrat, e deklarata ime, kinse është shkas për protesta, ajo është e qartë për të gjithë, pos atyre që e shfrytëzojnë si shkak të dhunës. Çështja e “Trepçës” është komplekse. Jam i kënaqur që kështu mendojnë edhe përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës, të cilët këtë problem e kanë pezulluar për ta shqyrtuar në mënyrë të qetë dhe të drejtë, ka deklaruar Jabllanoviq. /Zëri/

Më Shumë

Thjesht por bukur, ja si duket Shkurte Fejza kur rri në shtëpi

Është një ndër këngëtaret më të dashura të muzikës popullore në vend. Shkurte Fejza vazhdon të jetë shumë e njohur për këngët e saj,. Shkurta vazhdon...

Vetura godet një këmbësor në Prizren – arrestohet shoferi

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të dielën në Prizren rreth orës 21:50. Policia ka njoftuar se me këtë rast ka arrestuar një...

Lajmet e Fundit