3.8 C
Prizren
E mërkurë, 4 Mars, 2026

Jagxhillar: Ulëset e rezervuara edhe për një mandat

MahirJagcilar-ministri MAPKryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), njëherësh ministër i Administratës Publike, Mahir Jagxhillar, ka thënë se minoritetet të paktën edhe për një mandat duhet t”i kenë ulëset e rezervuara në Kuvendin e Kosovës.

“Në ditën e përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë kemi marr garantime se kjo çështje do të diskutohet. Ne parashtrojmë kërkesën që ulëset rezervuara të jenë të edhe për një mandat dhe ky nuk është kushtëzim”, ka thënë Jagxhillar në një intervistë në programin e mëngjesit në RTK.

Ai ka vlerësuar se një kërkesë e tillë nuk është e tepërt, pasi vazhdimi i ulëseve të rezervuara do të jetë në të mirë të shtetit të Kosovës. “Do të ishte e dobishme për Kosovën dhe zhvillimin e demokracisë që ulëset e rezervuara të vazhdojnë edhe për një mandat. Shpresoj se mund të gjejmë një zgjidhje, në mënyrë që ne të japim kontributin tonë në shtetndërtimin e Kosovës”, është shprehur Jagxhillar.

Më Shumë

Vazhdon sanimi i rrugës në Pataqan të Epërm drejt Fortesës

Punimet për rregullimin e rrugës në fshatin Pataqan i Epërm, në drejtim të Fortesës, janë duke vazhduar me intensitet. Sipas njoftimit të Komunës së Rahovecit,...

Golden Eagle Ylli arrin marrëveshje me lituanezin Donatas Sabeckis

Golden Eagle Ylli po vazhdon me përforcime para fazës finale në basketbollin kosovar. Sipas asaj që ka mësuar AsistiOnline.com, therandasit kanë arritur marrëveshje me transferin...

Lajmet e Fundit