10.7 C
Prizren
E hënë, 12 Maj, 2025

Jahjaga: FSK institucioni më i besueshëm

Jahjaga14-21Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, i ka vlerësuar Forcat e Sigurisë së Kosovës si institucioni më i besueshëm i vendit.

Jahjaga ka vlerësuar lartë FSK-në duke e inkurajuar për punë edhe më të madhe në të ardhmen ku kjo forcë po shkon në krijimin e një ushtrie dhe ka aspirata për t’u anëtarësuar në NATO.

E para e vendit i ka bërë këto komente gjatë ceremonisë së dorëzim – pranimit të komandantit të FSK-së.

Jahjaga është ndier e nderuar që ajo ka marrë pjesë në këtë ndërrim të komandës, dhe i ka përgëzuar të gjithë pjesëtarët e kësaj force për punën e palodhshme që po bëjnë në ndërtimin e të ardhmes së Republikës së Kosovës.

“Ndërtimi i institucioneve ka qenë sfidues për të realizuar ëndrrat e gjeneratave të tëra për një Kosovë sovrane. Këtyre sfidave ju përgjigjem me optimizëm. Bashkë me partnerët tanë i krijuam kushtet për ta shpallur Kosovën shtet të pavarur dhe për ta bërë anëtare në shumë organizata ndërkombëtare. Morëm vendime të rëndësishme dhe shtrim dorën e bashkëpunimit edhe atëherë kur nuk ishte e lehtë dhe këtë e bëmë që Kosovën e lirë ta bëjmë të palëkundur dhe të konsoliduar plotësisht”, tha presidentja Jahjaga në këtë ceremoni.

Jahjaga ka shfaqur shpresat dhe beson se kjo forcë se besimi i forcave të Sigurisë së Kosovës do të forcohet edhe më shumë.

“Një institucion që gëzon besimin më të madh në mesin tonë dhe punon në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë. Unë besoj fuqishëm që do të vazhdoni ta thelloni këtë besim, për të qenë kontribuuese e sigurisë kolektive”, ka thënë Jahjaga.

Në këtë ceremoni kalimi i detyrave po bëhet nga Kadri Kastrati tek Rrahman Rama.

Në ceremoninë e cila është duke u mbajtur në kazermen “Adem Jashari”, përveç presidentes po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ministri i FSK-së, Haki Demolli, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, gjeneralmajor Rrahman Rama, komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Francesco Paolo Figliuolo, ambasadorë dhe atashe ushtarak të akredituar në Kosovë, përfaqësues të NATO-s, oficerë të lartë të FSK-së, të KFOR-it, si dhe personalitete politike dhe ushtarake të vendit dhe të huaj.

Më Shumë

Raportimi i kronikës së zezë, raportimi me ndjeshmëri – Mos rrezikoni hetimet, publikoni vetëm detajet dhe motivin?

Nga Musa Sabedini Po i referohem vetëm disa rasteve të fundit siç ishte vrasja e policit Muhamet Lika, të rastit tragjik të dizajnerit Festim Isufi...

Në Prizren nis festa tradicionale për shënimin e ardhjes së verës

Festimet tradicionale të Hëdërellez-it (Karabash Baba), që shënojnë ardhjen e verës, po festohen në Prizren me pjesëmarrjen e qindra qytetarëve. Si çdo vit, festimet e...

Lajmet e Fundit