10.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Jahjaga pranoi kredencialet nga ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga pranoi sot në një ceremoni të veçantë kredencialet nga ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell.

Presidentja Jahjaga e uroi ambasadorin O’Connell për detyrën e re dhe e ofroi mbështetjen e plotë të institucioneve të Republikës së Kosovës gjatë misionit të tij në Kosovë, duke vlerësuar lart mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për popullin e Kosovës dhe procesin e shtetndërtimit.

Në takimin pas ceremonisë, Jahjaga theksoi rëndësinë e vazhdimit të përkrahjes britanike posaçërisht në procesin e integrimit euroatlantik të Kosovës, thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe inkurajimin e investimeve, si dhe në luftimin e dukurive negative, që janë prioritete të të dyja vendeve.

Ambasadori O’Connell theksoi se përkrahja e shtetit të tij për vendin tonë dhe perspektivën e saj evropiane mbetet e palëkundur dhe se Britania është e interesuar të zhvillojë një relacion të fuqishëm dhe jetëgjatë me Republikën e Kosovës. /Telegrafi/

Më Shumë

Hedhja e mbeturinave në Dobërdelan, Muharremaj paralajmëron ndëshkime

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka reaguar ndaj hedhjes së paligjshme të mbeturinave inerte në fshatin Dobërdelan, duke paralajmëruar masa ndëshkuese për...

Gjykata Themelore në Prizren mban kolegjiumin e rregullt, diskutohet efikasiteti i lëndëve

Gjykata Themelore në Prizren ka mbajtur kolegjiumin e rregullt me gjyqtarët dhe përfaqësuesit e degëve të saj, ku në fokus ishte rritja e efikasitetit...

Lajmet e Fundit