Jahjaga së shpejti me përgjigje për Beogradin

Atifete Jahjaga 2Këshilltari i Presidentes së Kosovës, Arbër Vllahiu, ka thënë për Telegrafin se e para e shtetit, Atifete Jahjaga, ende është duke u shqyrtuar ftesën nga Grupi Evropian i Komisionit Trilateral, për pjesëmarrje në konferencën e organizuar nga ky komision, që do të mbahet në kryeqytetin serb, Beograd, prej 31 tetorit deri më 2 nëntor.
“Përgjigja do të jepet së shpejti”, ka theksuar Vllahiu, lidhur me mundësinë e pjesëmarrjes së Presidentes Jahjaga në Konferencën e Beogradit.

Ndërsa, duke folur për ngjarjet e ndodhura mbrëmjen e 14 tetorit, në ndeshjes në mes Serbisë dhe Shqipërisë, dhe gjuhën e përdoru pas këtyre ngjarjeve, Vllahiu ka theksuar se “është për keqardhje që një ndeshje futbolli, që do duhej të ishte një festë tifozësh ku tregohen aftësia dhe sportiviteti, e ka kthyer gjithë rajonin e Ballkanit në një arenë të hasmërive të vjetra dhe është shndërruar në pengesë të komunikimit ndërmjet njerëzve”.

Sipas tij, periudhat e konflikteve dhe të urrejtjeve, duhet të përfundojnë dhe të hapet rruga e mirëkuptimit dhe e mirëbesimit ndërmjet qytetarëve dhe popujve.

“Gjithashtu duhet të tregohet kurajë e guxim për të shtrirë dorën e bashkëpunimit drejt qëllimit parësor të secilit prej vendeve të Ballkanit – integrimit evropian. Në vitet e fundit kemi parë një përparim të theksuar në raportet ndërmjet shteteve të Ballkanit dhe këtë moment duhet ta ruajmë dhe të zhvillojmë dhe nuk guxojmë që të lejojmë kthim në të kaluarën”, ka thënë Vllahiu për Telegrafin.

Ndryshe, shefi i Qeverisë Shqiptare, Edi Rama, pas ndodhive në stadiumin e Partizanit në Beograd, në ndeshjen Serbi- Shqipëri, ka vendosur që ta shtyjë vizitën e tij në kryeqytetin serb, e cila ishte planifikuar të realizohet me 22 tetor.

Më Shumë

Aksident i trefishtë pas mesnate në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnate në Prizren. Nga pamjet shihet se janë pëplasur tri automjete mes vete. Sinjali ka kontaktuar me Policia e Kosovës...

U raportua si e zhdukur, gjendet 65-vjeçarja në malet e Prevallës pas më shumë se tri orësh kërkime

Një bashkatdhetare 65-vjeçare nga Zvicra ka humbur rrugën pasditen e së martës gjatë një shëtitjeje me familjarët në malet e Prevallës. Sipas informacioneve fillestare, ajo...

Lajmet e Fundit