10 C
Prizren
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Jahjaga: Të pagjeturit, plaga më e rëndë e pasluftës

Jahjaga-GjetajPresidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga priti sot në takim delegacionin e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, të udhëhequr nga kryetari i Komisionit, Prenk Gjetaj.

Gjetaj e informoi presidenten Jahjaga për punën e Komisionit dhe sfidat me të cilat përballet ky Komision në gjetjen e 1652 personave, që ende janë të zhdukur.

Ai gjithashtu theksoi vështirësitë me të cilat po përballen në mungesë të bashkëpunimit nga institucionet përgjegjëse të Republikës së Serbisë.

Presidentja Jahjaga theksoi se çështja e të pagjeturve është plaga më e rëndë e pasluftës në Kosovë e cila kërkon angazhim më të madh të të gjitha palëve për t’u përmbyllur sa më parë.

Ajo theksoi se çështjen e të zhdukurve vazhdon ta adresojë në çdo nivel ndërkombëtar.

Më Shumë

Zhduket 14 vjeçarja nga Rahoveci – Policia kërkon ndihmë për gjetjen e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, njofton opinionin publik se është raportuar zhdukja e një vajze të mitur Alisiana Shala nga komuna e Rahovecit,...

Rahoveci shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Në shënim të 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, kryetari i Komunës së Rahovecit priti në zyrën e tij qytetarë dhe përfaqësues të...

Lajmet e Fundit