21.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Vulin: Nuk e njohim Kosovën dhe – pikë!

Aleksandar VulinMinistri për punë, punësi, çështje të luftëtarëve dhe sociale në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin ka deklaruar se njohja e Kosovës sot nuk vjen në konsiderim, ndërsa për deklaratën e nënkryetares së Parlamentit Europian, Ulriche Lunaçek, ka thënë se paraqet një formë të presionit dhe është qëndrim personal i saj dhe jo i institucionit.

“Po, është një formë presioni, nuk është qëndrim i një institucioni, është qëndrim i një individi, i një funksionereje, që nuk mund të flasë në emër të institucioneve evropiane”, u tha Vulin gazetarëve, transmeton Koha.net raportimet e shtypit të Beogradit. Vulin shtoi se “sa na përket neve, njohja e (pavarësisë) Kosovës nuk vjen në konsiderim”.

“Për këtë kemi folur në fillim të qeverisjes dhe në këtë pikë asgjë s’ka ndryshuar dhe asgjë nuk do të ndryshojë. Po të kishim dashur dhe po të jetë vetëm kjo ne deri tash kemi mundur ta njohim pavarësinë e Kosovës, por u mor vesh këtë gjë ne nuk kemi dashur ta bëjmë”, është shprehur ai.

Sipas Vulinit rruga e Serbisë për në BE nuk kalon nëpër Kosovë dhe Metohi, siç ai e si ai vazhdimisht i thonë Republikës së pavarur të Kosovës, por përmes Kapitullit 35, ku një nga pikët ka të bëjë me Kosovën.

“A do të thoshte kjo se duke njohur Kosovën nuk jemi të detyruar ta zgjidhim deficitin buxhetor, a do të thoshte kjo se po ta njohim Kosovën nuk jemi të detyruar të zgjidhim problemet e judikaturës ose të luftës me krimin, a do të thoshte kjo se nuk ka rëndësi se çfarë ekonomie kemi, porse ka rëndësi a po e njohim Kosovën? Këtë filozofi e hedhin poshtë absolutisht, Kosovën e Metohinë nuk do ta njohim dhe pikë”, ka qenë Vulin kategorik.

Lunachek para pak ditësh tha se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën dhe në fund njohja e Kosovës do të jenë kusht për hyrjen e Serbisë në BE, duke shtuar se një gjë e tillë nuk figuron në asnjë dokument, porse ky është “konsensus politik”.

Më Shumë

Koha dritëplotë

Sahit F. Osmani Koha dritëplotë thellësive të errta shkreptin komunikon me të robëruarit me zërin e dritës u shtrinë dorën që të marrin çelsat e shpëtimit të çlirohen...

Anulohet aktgjykimi ndaj vëllezërve Ademaj për vrasjen e rëndë në Prizren, Apeli e kthen rastin në rigjykim

Gjykata e Apelit ka nxjerrë aktvendim lidhur me ankesat e parashtruara në rastin e vrasjes së 23-vjeçarit në Prizren më 2020, për të cilin...

Lajmet e Fundit