Jahjaga, Thaçi e Rama në marshin paqësor në Paris

Paris-Je Suis CharlieKreu i shtetit të Kosovës, Atifete Jahjaga, zv/kryeministri Hashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të jenë sot përkrahë liderëve të shumë shteteve të botës që do të marrin pjesë në marshin paqësor për të nderuar 17 viktimat e dy sulmeve terroriste në Paris.

Sipas informacioneve të deritashme, në këtë marsh pritet të marrin pjesë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, kryeministri britanik, David Cameron, shefi i qeverisë spanjolle, Mariano Rajoy, kryeministri italian, Meteo Renzzi dhe presidenti i Këshillit të BE-së, Donald Tusk.

Dy myslimanë me nënshtetësi franceze, të enjten kanë sulmuar zyrat e revistës satirike Charlie Hebdo duke vrarë 10 gazetarë dhe 2 policë.

Një ditë më pas dy bashkëpunëtorë të këtyre terroristëve kanë kryer edhe pesë vrasje të tjera derisa kanë bërë përpjekje të ikin nga kapja prej policisë franceze.

Më Shumë

Malisheva përforcohet me Keslin Shanin

Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit Keslin Shani, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri. Shani vjen te Malisheva pasi...

Adnan Kanuriq zyrtarizohet te Malisheva

FC Malisheva ka arritur marrëveshje me portierin Adnan Kanuriq, i cili tash e tutje do të jetë pjesë e skuadrës dhe do të mbrojë...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit