17.8 C
Prizren
E premte, 24 Maj, 2024

Jakup Krasniqi: Jo koalicion me PDK-në, Thaçi dështoi

JakupKrasniqi10-29Kryeministri Thaçi dështoi në themelimin e Ushtrisë sepse nuk arriti t’i bind minoritetet që i kishte në koalicion, pakica këto të cilat asnjëherë nuk respektuan dokumentin e Ahtisarit. Nisma është në pozicion të mirë sepse qytetarët duan ndryshime dhe nuk parapëlqejmë koalicion me PDK-në. Kuvendi ishte i dobët sa i përket përfaqësimit dhe rruga më e lehtë për t’iu hapur rrugë zgjedhjeve ishte shpërndarja e tij. Kështu ka thënë ndër të tjera në një intervistë për KosovaPress, kryetari i Kuvendit të shpërndarë të Kosovës, Jakup Krasniqi.
Krasniqi ka deklaruar se gjendja e Kuvendit nuk mund të vazhdonte në këtë mënyrë, duke qenë se as Qeveria nuk i kishte numrat, por, as opozita nuk i kishte numrat për ta rrëzuar Qeverinë me anë të një mocioni të mosbesimit.

Megjithatë, ai thotë se në shikim të parë duket si penalizim i Kuvendit, por në të vërtetë Qeveria nuk amnistohet nga faji që ka, për keq qeverisje dhe për shkak të humbjes së numrave në Kuvend.

Duket se u penalizua Kuvendi, por fajin e ka Qeveria

“Realisht, edhe kështu vet penalizimi i Kuvendit për shkak të mos pasjes së numrave të koalicionit qeverisës, faji i bie Qeverisë se ajo do të duhej t’i kishte numrat e caktuar dhe është e vërtetë që në dukje të parë duket që është penalizuar legjislatura e katërt, por në fakt gjithë kjo ka ndodhur për shkak të një qeverisje jo t ë mirë që ka ndodhur gjatë këtyre viteve”, tha Krasniqi.

Ai ka komentuar edhe deklaratat e kreut të qeverisë Hashim Thaçi, i cili ka kritikuar Kuvendin për mos votimin e amendamenteve kushtetuese dhe ligjit për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, duke thënë se mos votimi i FAK-ut në Kuvend nuk është për fajin e Kuvendit, por është i shefit të koalicionit qeverisës, në këtë rast kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi.

Thaçi përgjegjës për mos themelimin e FAK-ut

“Ai këtë e ka bërë thjesht për ta hequr përgjegjësinë e vet që në fakt nuk mund të hiqet. Se nuk është obligim i opozitës për t’i kryer punë kryeministrit. Kryeministri do duhej t’i kishte numrat e njerëzve që ka në koalicionin qeverisës dhe ishin pikërisht njerëzit e koalicionit qeverisës që e penguan votimin e amendamentimit të Kushtetutës dhe ligjit për FAK-un”, është shprehur Krasniqi.

Pas shpërbërjes së Kuvendit, Krasniqi thotë se nuk e synon më postin e kreut të Kuvendit, pasi drejtimi për dy mandate të organit më të lartë ligjvënës është i mjaftueshëm.

S’kam synime për postin e kryetarit

“Jo, unë mendoj që me Kuvendin kam udhëhequr mjaftë. T’i drejtosh dy legjislatura, sidomos këtë të fundit që nuk ka qenë fare e lehtë, mendoj që mjaftojnë dhe unë pres që zgjedhjet e reja ta përcaktojnë edhe udhëheqësin e Kuvendit për mandatin e ardhshëm…Jo absolutisht s’e synoj”, tha Krasniqi.

Ndërkohë, duke folur për kushtëzimin që bënë pakicat serbe për ta votuar themelimin e FAK-ut, duke kërkuar edhe për një mandat vendet e rezervuara, Krasniqi tha se pakicat nuk e kanë respektuar në asnjë moment planin gjithëpërfshirës të Ahtisarit, i cili edhe ua ka dhënë votën e dyfishtë për ta përdorë në momentin kur cenohen interesat e tyre etnike apo fetare.

Kreu i Kuvendit të shpërbërë thotë se komuniteti serb ka një ofertë ndër më të mirat sa i përket komuniteteve pakicë të cilitdo vend të rajonit dhe të cilitdo vend të BE-së.

Pakicat nuk e respektuan dokumentin e Ahtisarit

“Absolutisht nuk e kanë respektuar, për faktin se edhe në dokumentin gjithëpërfshirës të Ahtisarit edhe në Kushtetutën tonë është thënë qartë se komunitetet kanë dy mandate vende të rezervuara, pas përfundimit të mandatit të dytë ata kanë vende të garantuara. Edhe kështu siç është me vende të garantuar asnjë komunitet pakicë, as në vendet e rajonit as në vendet e BE-së, nuk ka, do të thotë Kosova sa i përket respektimit të lirive dhe përfaqësimit të komunitetev e pakicë në institucioneve të Kosovës janë me të privilegjuara, që janë një standard i ri që nuk janë as në vendet e rajonit, as të Evropës”, thotë Krasniqi.

Në këtë intervistë Krasniqi ka folur edhe për zgjedhjet që do të mbahen me 8 qershor, duke shprehur qëndrimin se është një kohë mjaftë e shkurtër për organizimin e zgjedhjeve, por ata do të angazhohen që të organizohen zgjedhje fer, të lira dhe demokratike.

Koha është e shkurtër për organizimi e zgjedhjeve

“Sigurisht se koha është mjaftë e shkurtër për fushatë zgjedhore, sidomos për një subjekt të ri politik, por megjithatë ne jemi në teren dhe do të angazhohemi për t’i kryer obligimet që kemi në raport për t’i sqaruar qytetarët, përndryshe ne kemi qenë dhe jemi ithtar që zgjedhjet të jenë sa më të përgatitura, të lira, fer dhe të mos jenë të manipulueshm e. Përderisa ne po shkojmë në zgjedhje me ligjin e vjetër me të cilin kemi pasur një palë zgjedhje të parregullta dhe në fakt kanë prodhuar edhe institucione të parregullta, atëherë ne do të dëshironim një mbikëqyrje më të madhe ndërkombëtare dhe të ketë një mundësi për të gjitha subjektet që do të jenë në zgjedhje të kenë mundësi ta mbikëqyrin dhe ta ruajnë votën e tyre”, deklaroi Krasniqi.

Ndërsa, sa i përket Nismës për Kosovën, ai thotë se pozicioni u tyre është mjaftë i mirë, pasi edhe qytetarët duan ndryshime dhe se me partitë aktuale nuk mund të ketë ndryshime.

Nisma është në pozicion të mirë

“Ne pozicionin e Nismës e shohim mjaftë mirë, për faktin se shohim një gatishmëri dhe një vullnet të qytetarëve të Kosovës për të ndryshuar, pasi ata nga partitë politike ekzistuese sa herë që kanë dyshuar premtime t ë gjithë llojta dhe realizimet nuk kanë qenë askund, dhe mendoj se premtimet tona do të jenë shumë realiste dhe do të jenë në shërbim të qytetarëve, në shërbim të shtetit të së drejtës, dhe natyrisht shteti i së drejtës të jetë sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik, investimi i brendshëm dhe i jashtëm dhe shfrytëzim i kapaciteteve ekzistuese që ka Kosova”, theksoi ai.

Derisa, rreth koalicioneve të mundshme pas zgjedhjeve, Krasniqi thotë se ata nuk kanë bërë një ndarje apo përjashtim të ndonjë subjekti politik për të lidhur koalicion, por ai thotë se do të bëjnë me atë parti me të cilën u përputhen programet, derisa thotë se nuk parapëlqejnë të bëjnë koalicion me PDK-në.

“Në fakt ne nuk parapëlqejmë të jemi në koalicion PDK-në, edhe për faktin se ne mendojmë që gjatë këtyre viteve k a qenë një qeverisje e keqe, nuk është qeverisur me njerëz kompetentë dhe do të ishte edhe në shëndetin e PDK-së, dhe demokracisë në Kosovë që të ketë ndryshim të koalicionit qeverisës në katër vitet e ardhshme”, tha Krasniqi.

Duke vlerësuar legjislaturën e katërt në Kosovë që prej pasluftës, Krasniqi thotë se pajtohet me pohimet se ishte më e dobëta sa i përket përfaqësimit, por jo edhe vlerësimin se ishte më e dobëta në punën që e ka kryer.

Krasniqi pajtohet, Kuvendi ishte i dobët sa i përket përfaqësimit

“Nëse e shohim përfaqësimin është evidente se ka qenë një përfaqësim i dobët, pra duke pasur parasysh se Kuvendi është institucion ligjvënës dhe mbikëqyrës unë mendoj se gjatë këtyre viteve Kuvendi ka bërë shumë ligje dhe ka miratuar shumë ligje që janë të standardeve dhe natyrisht se për ligjet nuk punon vetëm kuvendi por p unon edhe administrata e Kuvendit, para administratës së Kuvendit ka punuar administrata e qeverisë që i ka përgatitur qeveria dhe Kuvendi i ka miratuar. Dhe në këtë rrafsh sa i përket punës nuk mund ta akuzojmë Kuvendin se ka qenë një legjislaturë e dobët, mendoj se ka qenë një legjislaturë që ka kryer shumë punë të mira…Po me këtë pjesë po”, thotë Krasniqi.

Kurse, lidhur me reformën zgjedhore, ai ka fajësuar të gjitha subjektet politik, sidomos ato të mëdha të cilat do duhej të kryenin reformën pasi kishin arritur marrëveshje jashtë Kuvendit dhe të cilën e zyrtarizuan në Kuvend.

Më Shumë

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur 16 aktakuza kundër 19 personave për vepra penale të ndryshme

Prokuroria Themelore në Prizren ka ndaluar për 48 orë dy persona të dyshuar, në dy raste të ndara, për shkak të dyshimit se njëri...

Ylli i Leipzig në listën e ngushtë të Bayern-it

Bayern Munich me sa duket po shikon drejt RB Leipzig si pjesë e planifikimit të skuadrës për sezonin e ri. Dani Olmo thuhet se...

Lajmet e Fundit