10.8 C
Prizren
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

Janari i ngjeshur i ministrit Thaçi me vizita jashtë vendit

Hashim Thaci14-24Sipas mediave malaziase, zëvendëskryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, tashmë e ka të konfirmuar vizitën zyrtare në Mal të Zi me 15 dhe 16 janar.

Siç shkruan Vijesti, Thaçin në Podgoricë do ta presin i gjithë lidershipi shtetëror, prej homologut të tij Igor Luksiq, i cili është njëherësh edhe zëvendëskryeministër edhe ministër i jashtëm, e deri tek kryeministri Milo Gjukanoviq dhe Presidenti Vujanoviq.

Thaçi do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Krivokapiq.

Agjenda, e cila në shikim të parë duket presidenciale për nga natyra e takimeve do të përfundojë me vizitën e Ulqinit, ku Thaçi do të takohet me tërë lidershipin shqiptarë atje, përcjell telegrafi.

Pranë zyrës së ministrit të Jashtëm konfirmojnë se para vizitës në Mal të Zi, Thaçi tash në janar do të takohet edhe me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë Ditmir Bushatin, Presidentin Bujar Nishani, kryeministrin Edi Rama, por edhe liderët e opozitës, Lulzim Basha dhe Sali Berisha.

Vizitat në Tiranë dhe Podgoricë vijnë pas vizitave që Thaçi ka bërë në Bruksel dhe Strasburg, ku arriti të takohet me të gjithë krerët e institucioneve evropiane, nga Këshilli i Evropës deri tek Komisionerja për Punë të jashtme Mogherini, dhe Sekretari i NATO-s, Stoltenberg.

Më Shumë

Vetëdorëzohet në Policinë e Prizrenit, i dënuari me mbi tri vjet burg për narkotikë

Policia në Prizren, ka njoftuar se duke vepruar sipas një plani taktik-operativ, pa ndërprerë kanë kërkuar personin e shpallur në kërkim sipas tri urdhërarresteve,...

93-vjetori i vdekjes së mësuesit të parë shqiptar nga Prizreni të dokumentuar në Kosovë, Dom Mikel Tarabulluzi

Në 93-vjetorin e kalimit në amshim, përkujtojmë Dom Mikel Tarabulluzin, meshtarin, mësuesin dhe atdhetarin që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e arsimit dhe...

Lajmet e Fundit