18.1 C
Prizren
E hënë, 21 Korrik, 2025

A janë pajtuar Kurti dhe Limaj që Mustafa ta drejtojë Qeverinë?

Lideret e bllokuLideri i LDK-së Isa Mustafa, ka paralajmëruar se në “Ditët që vijnë do të jenë ditë të reflektimit tonë politik që vendi të bëhet me qeverinë që e meriton!’. Burime brenda Bllokut bëjnë të ditur se në takimin e fundit është hapur në mënyrë indirekte mundësia e rikonfigurimit të marrëveshjes së Bllokut dhe se përfaqësuesit e Vetëvendosjes dhe Nismës tashmë janë pajtuar që LDK duhet ta kryesojë Qeverinë.
Sipas paralajmërimit të Isa Mustafës java e ardhshme do të jetë vendimtare për përfundimin e “misionit të PDK-së” së Hashim Thaçiit dhe për fillimin e një epoke të re për vendin.

Duke e parë këtë reflektim të Isa Mustafës, i cili reflektim besohet se nuk është personal dhe jo vetëm i LDK-së, atëherë besohet se edhe liderët e tjerë brenda Bllokut do të reflektojnë pozitivisht.

Burime të Bota press-it brenda Bllokut bëjnë të ditur se në takimin e fundit është hapur në mënyrë indirekte mundësia e rikonfigurimit të Marrëveshjes së Bllokut dhe se përfaqësuesit e Vetëvendosjes dhe Nismës tashmë janë pajtuar që LDK duhet ta kryesojë Qeverinë. Vetëm përfaqësuesit e AAK-së edhe më tutje thirren në parimet e Marrëveshjes për kryeministër Ramush Haradinajn.

Në këtë kuadër, tashmë LDK-ja është duke menduar për emrat e kabinetit qeveritar të kryesuar nga Isa Mustafa.

Kështu përveç kryeministrisë, LDK do të marrë Ministrinë e Drejtësisë, të Jashtme, të Arsimit, FSK-së, Financave e Zhvillimit Ekonomik.

Vetëvendosje do “të kënaqet” me Ministrinë e Integrimit evropian dhe kryesimin e bisedimeve me Serbinë.

AAK postin e zëvendëskryeministrit dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme e të Pushtetit lokal, ndërkaq Nisma përveç një zëvendëskryeministri do të pajtohet edhe me drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërkaq për minoritetet e tjera, përveç postit të një zëvendëskryeministri do t’i mbeten në udhëheqje edhe Ministria e Kthimit, e Administratës Publike dhe e Planifikimit hapësinor.

Për emrat e mundshëm të drejtimit të ministrive do të vendosin vetë partitë politike, por përveç i Isa Mustafës si kryeministër, Ramush Haradinaj do të mund të “zëvendësohej” me Blerim Shalën nëse Haradinaj synon presidencën, ndërkaq zyrtari më i lartë i Nismës nuk do të jetë as Fatmir Limaj e as Jakup Krasniqi por Bilall Sherifi.

Ndërkaq nga Vetëvendosja emrat e mundshëm të drejtimit të dikastereve qeveritare janë Albin Kurti dhe Iliri Deda.

Partitë minoritare nuk do të pësojnë ndonjë ndryshim të madh, përveç përfshirjes së liderit të Listës serbe Jablanoviq. /Botapress/

Më Shumë

Samuel Opeh, përforcimi i ri i Malishevës

Klubi i Futbollit Malisheva njofton se ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin nigerian, Samuel Opeh, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin...

Gjendet në gjendje të mirë shëndetësore e mitura nga Rahoveci

Pas disa ditësh kërkimi, vajza e mitur L.H., rreth 13-vjeçare nga Rahoveci, e raportuar si person i zhdukur më 14 korrik 2025, është gjetur...

Lajmet e Fundit