7.4 C
Prizren
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

Janë riatdhesuar 35 malishevas

MalishevaNë Komunën e Malishevës, gjatë vitit që shkoi, janë regjistruar 35 persona të riatdhesuar, prej të cilëve 11 të rikthyer nga vende të ndryshme të perëndimit në mënyrë vullnetare.

Këto të dhëna janë prezantuar në Komitetin për Komunitete të Asamblesë Komunale. Zyrtarja për Komunitete dhe Kthim, Edona Krasniqi, gjatë prezantimit të raportit njëvjeçar të punës, ka njoftuar se gjatë vitit 2014 në Komunën e Malishevës janë regjistruar 35 persona të rikthyer kryesisht nga vende evropiane, prej të cilëve 11 janë riatdhesuar vullnetarisht.

Referuar shënimeve për Komunitetet tjera, pos atij shqiptar që përbën shumicën, Krasniqi ka thënë se janë edhe 37 romë, 6 ashkalinj dhe një amerikane.

Në Malishevë është i regjistruar edhe një çift evangjelist amerikan. Ndërkohë, që burri ka vdekur para pak vitesh, gruaja e tij ende vepron këtu. Sipas zyrtarëve lokalë, shpeshherë këtu për vizitë vijnë fëmijët e tyre.

Mbështetur në shënimet zyrtare, të cilat sipas këtij raporti, që bazohet në të dhënat e Regjistrimit të fundit të popullatës në vend, në Komunën e Malishevës del se 14 persona nuk kanë deklaruar kombësinë e tyre.

Artan Paçarizi, zyrtar për media në Zyrën për Marrëdhënie me Publikun, ka thënë për “Zërin” se numri i komuniteteve joshqiptare nuk është i madh, ndërsa ata janë të integruar shumë mirë në shoqëri dhe nuk ka asnjë lloj diskriminimi. “Ata shkollohen, marrin pjesë në aktivitete si gjithë të tjerët dhe 4 prej tyre punojnë, që i bie se si numër i popullsisë në përqindje punojnë më shumë sesa shqiptarët”, ka thënë ai. /Zëri/

Më Shumë

Gjykata ia njeh të drejtën e kompensimit 25 mijë euro familjes së 3-vjeçares që vdiq nga shembja e murit në Qendrën Historike të Prizrenit

Ka marrë epilog procesi gjyqësor në procedurë civile pranë Gjykatës Themelore Prizren– dega në Suharekë, për rastin e 3-vjeçares Xh.G., e cila kishte vdekur...

Përballja e rivalëve të vjetër

Pas përfundimit të finales së Kupës së Kosovës, basketbolli elitar rikthehet në parket me ndeshjet e javës së 21-të në ProCredit Superliga. Vëmendja kryesore e...

Lajmet e Fundit