Dogana zbulon dy kilogramë narkotikë në Vërmicë

Lënda narkotike e llojit Kanabis sativa, sipas një komunikate të Doganës së Kosovës u zbulua në autobusin e linjës Tiranë-Prishtinë sot rreth orës 9 e 50 minuta.

Zbulimi ndodhi pasi zyrtarët doganorë zgjodhën këtë autobus për skanim dhe kontroll të detajuar.

Në raste të tilla, sqaron komunikata, zbriten të gjithë udhëtarët, ndërsa skanohet autobusi, bashkë me valixhet e udhëtarëve.

“Gjatë skanimit të valixheve te një udhëtar me shtetësi kosovare janë hasur në paketime të dyshimta. Gjithashtu edhe në autobus është gjetur një pako tjetër,” thuhet në komunikatën e Doganës.

Ky institucion tregoi edhe veprimet e ndërmarra nga zyrtarët doganorë pas zbulimit të drogës.

“Pas zbulimit të rastit është njoftuar policia kufitare që kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes dhe ndalimin e personit të dyshuar dhe fillimin e hetimeve”, vijon komunikata.

Sasia e narkotikëve të zbuluar ka peshë prej gati dy kilogramësh. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rreziku nga pickimi i rriqrave

Me rritjen e temperaturave, rritet edhe rreziku nga paraqitja e rriqrave. Njëra nga komunat më të prekura nga ky fenomen në Kosovë mbetet Malisheva,...

Kuvendi i Prizrenit miraton ndarjen e Çmimit të Lirisë “Remzi Ademaj” për Adem Demaçin

Kuvendi Komunal i Prizrenit  ka miratuar unanimisht propozimin për ndarjen e Çmimit të Lirisë “Remzi Ademaj” (pas vdekjes) për veprimtarin e njohur shqiptar, Adem...

Lajmet e Fundit