2.2 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Java e verdiktit të gjykimit të Mujës

ramadan muja 333Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, këtë javë do të përballët me momentin më të vështirë në karrierën e tij politike. Të enjten pritet të shpallet aktgjykimi ndaj tij dhe pesë drejtorëve të Ekzekutivit të Prizrenit. Muja dhe drejtorët e tij, nga Prokuroria e EULEX-it janë akuzuar për shpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare, kurse për një vit rresht, ai është përballur me procesin gjyqësor të udhëhequr nga një gjykatës i EULEX-it.

Muajn e kaluar ishte shtyrë verdikti i gjykimit të “Mujës dhe të tjerëve”.Në seancat gjyqësore Muja ka deklaruar se është i pafajshëm,ndonëse ka pranuar se ka bërë shkelje procedurale në dy raste,atë të caktimit të ndërtimit të Fabrikës së Çokolatës “Kamila” dhe shkollës “Mehmet Akif”.

“Gjithçka që km bërë ka qenë në të mirën e qytetarëve”, ka deklaruar Muja.

Kryetari i trupit gjykues, Vladimir Mikula, i cili që nga 25 marsi i vitit të kaluar ka udhëhequr procesin gjyqësor ndaj zyrtarëve të lartë të Komunës së Prizrenit, në seancat e mbajtura muajn e kaluar ka përmendur 13-14 marsin si data të mundshme për shpalljen e aktgjykimit.

Prokurorja e EULEX-it,Natasha Vicary, akuzon kryetarin e Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, Sadik Paçarizin – drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Avni Ademajn – ish-u.d. së drejtorit të Gjeodezisë dhe Kadastrës, Kadri Ukimerin – ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrës, Abdullah Tejecin – drejtor aktual i Gjeodezisë dhe Kadastrës dhe Minir Krasniqin – drejtor i Administratës, për kryerjen e veprave penale gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

Ramadan Muja me gjithë përballjen me këtë proces gjyqësor në zgjedhjet e fundit lokale të vitit të kaluar është rizgjedhur kryetar i Prizrenit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizreni diskuton sfidat dhe objektivat në arsim për vitin e ri shkollor

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Luljeta Veselaj-Gutaj, zhvilluan sot një takim me drejtorët...

Nis Liga Unike: Bashkimi në Grupin A dhe Ylli në Grupin B

Sot nis sezoni i ri i Ligës Unike Meshkujt, ku 12 skuadra nga Kosova dhe Shqipëria do të konkurrojnë në dy grupe, duke sjellë...

Lajmet e Fundit