6.5 C
Prizren
E mërkurë, 4 Mars, 2026

Jeleku i Edith Durham në Muzeun e Londrës

Në njërën nga muzetë e Londrës tash e një kohë ekspozohet jeleku shqiptar të cilin e kishte veshur artistja, Edith Durham.

Durham ishte një udhëtare, artiste, shkrimtare britanike që u bë e famshme për shkrimet e saj antropologjike rreth jetës në trojet shqiptare, në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX.

Për 20 vjet ajo udhëtoi dendur nëpër Ballkan duke u fokusuar më shumë në çështjen shqiptare, që atë kohë ishte një nga zonat më të izoluara e të prapambetura të Evropës.

Ajo punoi gjerësisht duke pikturuar, shkruar dhe duke mbledhur artin dhe folklorin e zonave nga kaloi. Pavarësisht nga kjo, vetëm shkrimet e saj do t’i jepnin famë të madhe.

Ajo shkroi 7 libra rreth çështjeve të Ballkanit, nga të cilët High Albania (Shqipëria e Epërme) e shkruar në vitin 1909 është më e njohura dhe më e arritura. Ky libër akoma edhe sot e kësaj dite është një udhërrëfyes i mirë i kulturës dhe traditave të malësorëve të Shqipërisë Veriore.

Veshjet popullore shqiptare gjithnjë kanë tërhequr vëmendjen e udhëtarëve të huaj për shkak të pasurisë së tyre me ngjyra dhe ornamente.

Më Shumë

Totaj reagon kundër ligjit për Inspektoratin Qendror: Centralizimi dobëson komunat dhe largon shtetin nga qytetari

Kryetari i Prizren, Shaqir Totaj, ka reaguar ashpër ndaj ligjit të miratuar për Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, përmes të cilit kompetencat e...

Vdes një person në Prizren, dyshohet se u godit nga rryma derisa po punonte në një shtyllë elektrike

Një person ka vdekur në Prizren pasi dyshohet se derisa ishte duke punuar në një shtyllë elektrike, është goditur nga rryma dhe ka rënë...

Lajmet e Fundit