10 C
Prizren
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Jep dorëheqje drejtori i Arsimit në Rahovec, Behar Rama

Behar RamaSot gjatë ditës Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Rahovec, Behar Rama i ka dorëzuar kryetarit të komunës, Idriz Vehapi, shkresën e tij për dorëheqje nga detyra e Drejtorit të Arsimit.

Burime të sigurta nga stafi i ngushtë i kryetarit Vehapi, po ashtu edhe nga Drejtoria e Arsimit kanë konfirmuar këtë lajm për RahovecPress.

Burimet kanë dashur që të mos u bëhet publik emri i tyre, mirëpo kanë thënë se dorëheqja tashmë është punë e kryer.

Ndërkohë, ndonëse ende nuk janë bërë publike arsyet e kësaj dorëheqje, thuhet se shkas janë bërë shkeljet e shumta në Drejtorinë e Arsimit si dhe telashet që i kanë lindë kësaj drejtorie me institucione të ndryshme si: Inspektorati i Punës, Inspektorati i Arsimit, Gjykatat etj.

Vlen të theksohet se gjatë kësaj kohe Drejtoria e Arsimit është gjobitur dy herë nga Inspektorati i Punës, si dhe janë evidentuar disa here shkelje nga Inspektorati i Arsimit.

Në të njëjtën kohë, përderisa në Gjykatën Themelore në Gjakovë është duke vazhduar gjykimi i Drejtorit Behar Rama, merret vesh që së fundmi atij i është ngritur edhe një padi e re nga Inspektorati i Arsimit në Gjakovë si rezultat i mosrespektimit të vendimeve të kësaj të fundit./RahovecPress.com/

Më Shumë

Prizren/ Promovohet libri “Varri i quajtur Tivar” i autorit Mitat Krasniqi

Libri “Varri i quajtur Tivar” i autorit Mitat Krasniqi u promovua sot në Prizren. Redaktori i librit, Berat Batiu, tha se në këtë vepër autori...

Prizreni pjesë e punëtorisë rajonale për ndërmarrësinë e grave në Ohër

Zyra për Integrime Evropiane dhe gratë ndërmarrëse të Komunës së Prizrenit morën pjesë në punëtorinë “Zhvillimi i Masave Strategjike Rajonale për Ndërmarrësinë e Grave...

Lajmet e Fundit