Jep dorëheqje drejtori i Lirisë

Drejtori sportiv te Liria e Prizrenit, Enis Gashi ka dhënë dorëheqje nga detyra që e ka ushtruar.

Njoftimin e ka bërë klubi prizrenas nëpërmjet faqes së vet në rrjetin social Facebook.

“Pas një periudhe një vit e gjysmë, kam vendosur të jap dorëheqje. Gjatë kësaj kohe kishim momente të bukura, por dhe të rënda. Falenderoj pronarin, Raman Kiçe, menaxhmentin, tifozët ‘Arpagjik’t’, si dhe uroj klubin për të dalur nga kjo situatë”, është shprehur Gashi. “Suksese klubi im”.

Liria gjendet e fundit në renditjen tabelare të Superligës së Kosovës. Të dielën skuadra prizrenase është mposhtur nga Llapi me rezultat 2-0.

Më Shumë

Vrasja e 27-vjeçarit dhe plagosja e babait të tij, detaje nga ngjarja tragjike në Prizren

Një 27-vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve nga mjeti i mprehtë. Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku dy...

Bylbyl Sokoli largohet nga Malisheva

KF Malisheva ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me kryetrajnerin Bylbyl Sokoli. Sipas komunikatës së klubit, vendimi është marrë pas një takimi dhe analize të...

Lajmet e Fundit