7.7 C
Prizren
E enjte, 3 Dhjetor, 2020

Jeta në “izolim”

Në kuadër të masave të cilat Qeveria e Kosovës i ka ndërmarrë për t’u përballur me koronavirusin e ri, është edhe sugjerimi ndaj qytetarëve të Kosovës që t’i kufizojnë lëvizjet dhe të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Ekspertët e çështjeve të sociologjisë, vlerësojnë që izolimit ose vetizolimit, si masë parandaluese ndaj koronavirusit, qytetarët e vendit duhet t’i qasen nga këndi pozitiv dhe t’i japin jetës kuptim, në mënyrë që të ruajnë, kultivojnë, por edhe ndërtojnë segmente të shëndosha të jetës sociale.

Sociologu Shemsi Krasniqi, profesor në Universitetin e Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë që fillimisht qytetarët duhet ta kuptojnë drejtë që ky izolim është për të mirën e tyre dhe se është i përkohshëm.

“Derisa jemi brenda, ne duhet t’i japim jetës kuptim me punën tonë, me sjelljet tona, me relacionet tona brenda familjes, me ato potencialet tona që i kemi, qoftë për informim, qoftë për zbavitje, qoftë për lexim, qoftë për ndonjë angazhim tjetër që dikush mund ta ketë në kuptimin e zanateve ose në kuptimin e artit. Në këtë situatë, që po i themi ‘karantinë’, mendoj që do ta zbulojmë njëri-tjetrën dhe do ta zbulojmë ndoshta edhe vetveten. Duhet vetëm të kujdesemi që ta plotësojmë këtë boshllëk të punës zyrtare me relacione të mira familjare dhe njerëzore”, vlerësoi Krasniqi.

Edhe sociologu Fadil Maloku, profesor në Universitetin e Prishtinës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, shpreh mendimin që qytetarët duhet të adaptohen me rrethanat e reja, të cilat me paraqitjen e koronavirusit, janë të natyrshme dhe të kuptueshme. Por, sipas tij, kjo duhet të manifestohet me mirëmbajtje të brendësisë sociale, por edhe menaxhimit të jetëve të secilit veç e veç, si dhe raporteve me familjarët, e të cilat në situata të ngjashme janë më të afërta.

“Unë kujtoj që për ne, si një komb i vonuar, i cili ende në brendësinë dhe mentalitetin e vet, si dhe në sjelljet e veta sociale, i ka ruajtur apo konservuar disa sjellje dhe mirësjellje, të cilat, në fakt, e kanë mbajtur dhe ushqyer atë, siç janë solidariteti, mirëkuptimi, ndihma. Mendoj që këto nuk i kemi shkëputur dhe margjinalizuar. Këto, tash, mund të na hyjnë në punë, në qoftë se ne jemi më insistues, në kuptimin që duke përdorur këto norma dhe sjellje, t’i fusim me qëllim të ruajtjes të shëndetit publik dhe shëndetit familjar”, tha Maloku.

Sociologu Krasniqi shpreh mendimin se izolimi fizik, gjatë përballjes me koronavirusin, nuk nënkupton që izolim në komunikimin me jashtë.

“Ne jemi të mbyllur vetëm fizikisht, sepse, në kuptimin e informimit dhe të lidhjeve virtuale, jemi të hapur, në fakt, me gjithë botën. Mund të komunikojmë me të afërmit, me miqtë që i kemi gjithandej nëpër botë, me familjarët dhe të tjerë. Mundësitë na ofron teknologjia për të komunikuar me të tjerët dhe që t’i vazhdojmë relacionet tona sociale që i kemi”, tha Krasniqi.

Ndërkaq, sociologu Maloku, vlerëson që izolimin, si masë mbrojtëse dhe parandaluese ndaj koronavirusit, qytetarët duhet ta marrin me optimizëm dhe si masë mobilizuese.

“Këtë izolim apo këtë vetizolim ta marrin me sportivitet dhe jo me panik, për shkak se është e vërtetë që frika është njerëzore. Por, në momentin kur frika shndërrohet në panik ajo është e dëmshme. Përderisa mbetet si e tillë, si frikë, unë mendoj që ajo është mjaft mobilizuese dhe si e tillë e mban dhe e ushqen edhe këtë tipin e solidaritetit për të cilin po flasim ne”, u shpreh Maloku.

Që nga 11 marsi, është ndërprerë procesi mësimor në të gjitha objektet shkollore dhe universitare, në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë. Gjithashtu, pjesa më e madhe e bizneseve, të cilat operojnë në ambiente të mbyllura, përveç shitoreve të produkteve ushqimore dhe të konsumit të përditshëm, si dhe barnatoreve, janë mbyllur dhe po ashtu edhe shërbimet publike, përveç atyre shëndetësore dhe të sigurisë.

Një numër i të punësuarve në sektorin publik, por edhe privat, tashmë janë duke punuar nga shtëpitë e tyre, në formë elektronike, përmes internetit, ndërkohë që edhe Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Qeverinë e Kosovës është duke bërë përpjekje për të filluar mësimin online, pas gjendjes së krijuar nga përhapja e koronavirusit të ri. /REL

- Advertisement -

Më Shumë

4 të vdekur nga COVID-19 në Prizren

Edhe e shtuna ka regjistruar numër të lartë vdekjesh nga COVID-19 në Kosovë. 14 persona kanë humbur betejën me virusin në 24 orët e...

Skulptori i Skenderbeut në Prizren ishte pjesë e PDK-së dhe NISMA-s

Skulptori i shtatores së Skenderbeut në Prizren, Sinan Aliaj ka treguar në “Prime Time” të Kanal 10 për përfshirjen e tij në politikë. Pasi që...

Kush po i mbron ish-pjesëtarët UÇK-së?

Nga Hysni Bytyçi I mençuri mëson nga gabimet e të tjerëve” Nën presion të madh nga bashkësia ndërkombëtare, Kuvendi i Kosovës u detyrua në vitin 2015...

Këto janë aktivitetet që do të organizohen për 28 Nëntor në Prizren

Me rastin e shënimit të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, nesër më 28 nëntor (e shtunë)...

16 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë, 3 në Prizren

Brenda 24 orëve janë raportuar 16 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (84, 79, 53...

Konfirmohet lëndimi i rëndë i Milot Rashicës

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica ka pësuar një dëmtim gjatë stërvitjes së djeshme. Vetëm pak javë pas rikthimit në fusha të blerta, anësori...

PDK-ja në Prizren kërkon rimodelim të shtatores së Skënderbeut dhe ndryshim të lokacionit

Kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj dhe Eliza Hoxha, kanë kritikuar komunën për procesin në lidhje me vendosjen e shtatores së...

Osmani: 28 Nëntori ditë krenarie e shprese, Kosova e Shqipëria duhet të forcojnë lidhjet shpirtërore

Ushtruesja e detyrës e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e ka cilësuar ditë krenarie e shprese për çdo shqiptar datën 28 nëntor. Në 108-vjetorin...

Protesta para Apelit: Tasiq ma ka djegë babën, ju ia ulni dënimin

Familjarët nga Krusha e Vogël dhe e Madhe me fotografitë në dorë të familjarëve të vrarë të enjten kanë shkuar në kryeqytet pranë Gjykatës...

Normalja e Elbasanit mbush 111 vite: Përkujtohen mësuesit e parë

Pikërisht më 111 vite më parë, në 1 Dhjetor të vitit 1909, me vendim të Kongresit të Elbasanit do të hapej shkolla Normale e...

Fahri Musliu: Skënderbeu dhe Adem Jashari u poshtëruan në Prizren

Veterani i gazetarisë, Fahri Musliu ka kritikuar skulpturën e shtatores së Skënderbeut dhe Adem Jasharit që u zbuluan dje në Prizren. Sipas tij, dy figurat...

Historia e burrit që ka dy gra dhe kërkon t’i lerë shtatzënë në të njëjtën kohë

Një burrë i cili ka dy gra dëshiron që t’i lerë ato të dyja shtatzënë në të njëjtën kohë, në mënyrë që të mund...

E bëri vajzën për spital, arrestohet i dyshuari në Prizren

Është arrestuar një person në Prizren, pasi që ai ka sulmuar fizikisht vajzën e tij. Sipas policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor për shkak të...

Posta edhe me një kontratë të re për shërbim të dërgesave online ndërkombëtare

Posta e Kosovës edhe sot lidhi një kontratë për shërbimet postare të dërgesave online ndërkombëtare, me Intermedico Japan Europe L.L.C. Kjo kontratë u nënshkrua në...

Dështon të mbahet seanca për rastin e vrasjes së rëndë në Suharekë

Ka dështuar të mbahet seanca e paraparë për sot në Gjykatën Themelore në Prizren, për vrasjen e tanimë të ndjerit Abedin Bytyqi, që kishte...

Në Spitalin e Prizrenit po trajtohen 126 pacientë me COVID-19

Në Spitalin Regjional të Prizrenit deri në këto momente të hospitalizuar janë 152 pacientë, ku prej tyre pozitiv me Covid-19 janë 126 pacientë, ndërsa...

Lajmet e Fundit

Protesta para Apelit: Tasiq ma ka djegë babën, ju ia ulni dënimin

Familjarët nga Krusha e Vogël dhe e Madhe me fotografitë në dorë të familjarëve të vrarë të enjten kanë shkuar në kryeqytet pranë Gjykatës...

LDK-ja në Prizren njofton për vdekjen e aktivistit të saj

Ka ndërruar jetë aktivisti i LDK-së, Shaban Bobaj, lajmin e ka bërë të ditur dega e kësaj partie në Prizren. “Ikja e tij eshte humbje...

“Do ta kallim këtë gjykatë” – Kryetari i Apelit përplaset me protestuesit nga Krusha

Banorët e Krushës së Madhe dhe të Vogël po protestojnë para Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë duke shprehur revoltën e tyre për uljen e...

Neymar: Dua të luaj me Messin në vitin tjetër

Ylli i Paris Saint-Germainit, Neymar, ka deklaruar se dëshiron që sërish të luajë bashkë me Leo Messin në vitin tjetër. Neymari e Messi ishte bashkëlojtarë...

Sevilla futet në garë për Shaqirin

Skuadra nga La Liga, Sevilla është futur në garë për Xherdan Shaqirin, kanë njoftuar të enjten mediumet spanjolle. Bëhet e ditur se Sevilla tashmë ka...