Johnny Depp themelon grup të rokut

JohnnyDepp6-06Aktori i mirënjohur amerikan, Johnny Depp, ka themeluar një grup muzikor me artistin Alice Cooper dhe kitaristin e bendit Aerosmith, Joe Perry, duke e titulluar atë Hollywood Vampires.

Fillesat e grupit duket të jenë të shpejta, meqë tashmë është konfirmuar koncert i tyre në festivalin Rock in Rio që mbahet në shtator.

Alice Cooper në të kaluarën kishte themeluar një tjetër grup të quajtur Hollywood Vampires, ku bënin pjesë Keith Moon, Harry Nilsson, John Lennon and Ringo Starr.

Tani, sipas The Guardian, Hollywood Vampires i ri ka bashkëpunuar edhe me tjetrin anëtar të The Beatles, Paul McCartney-n, shkruan Kosovalive.

Johnny Depp tashmë njihet si një muzikant jo profesionist, meqë shpeshherë ka performuar live krahas artistëve të mëdhenj, përfshirë këtu Marilyn Manson, Willie Nelson, grupin Black Keys, Eddie Vedder, etj.
Karriera e tij filmike, ndërkaq, nuk duket të ketë të njëjtin nivel suksesi, meqë filmi i tij i fundit, “Mortdecai”, zhgënjeu plotësisht në arkën filmike, ashtu sikur vitin e kaluar “The Lone Ranger”. / KultPlus.com

Më Shumë

Komuna e Malishevës apelon për kujdes nga zjarret gjatë sezonit veror

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës, përkatësisht Sektori për Emergjenca, ka apeluar për kujdes të shtuar nga qytetarët gjatë sezonit veror,...

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

Lajmet e Fundit