“Jon”, shembulli si mbijetojnë e frymëzojnë këngët meritore të çmimit të parë (foto/video)

Ka këngë në historinë e festivaleve të RTSH-ës që përveç që kanë lënë shenjë në historinë e muzikës sonë, kanë mbetur edhe inspirim për brezat. Një nga to është edhe kënga “Jon” e kantautorit Ardit Gjebrea.

Më 27 dhjetor të vitit 1991, në edicionin e 30-të të festivalit të RTSH-së, Ardit Gjerbrea paraqitet me këngën “Jon” në Tiranë, dhe fiton çmimin e parë.

Në vazhdim po ju sjellim tekstin e këngës “Jon” të kënduar nga Ardit Gjebrea me vargje të Zhuliana Jorganxhit:

Më erdhe në një kohë të dëshpëruar
Me dhimbje… Jon!
Kur anijet si fantazma
Nëpër det me aventura
Klithnin: Liberta !

Dhe sytë i kish aty gjithë Shqipëria,
Ajo dinte si duronte
Po i shkuleshin filizat
Deti u bë mal me njerëz,
E toka det me lot.

Dhe ty për herë të parë të puthte drita
Ti linde… Jon!
Nuk e dije ç’ish gëzimi
As dhimbja as mjerimi,
Qe flakë, godet e rrudhë një tokë.

Sot me gjithë foshnjet në botë je njësoj
Si ata ti qesh e luan,
Kjo është vetëm nisja juaj,
Por do rritesh do kuptosh,
Se fatet s’janë njësoj!

Bekimin merr nga mua
O shpirt i patrazuar
Një fjalë të thënë ma dëgjo:
Zinxhira të praruar ty kanë për të ofruar
Por prapë je skllavëri

Jon, ky emër marrë nga deti,
Jon, me këngë vale tund djepin,
Jon, dhe ti ja ndjeve aromën,
Ta kesh per jete me vete…

Jon, po të lundrosh me këtë emër,
Jon, e të takohesh me vëllezër,
Jon, do të mjaftojnë dy duar,
Të thuash se je, ti je je Jon!

Përgatiti: ObserverKult

Më Shumë

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec vazhdon pastrimin e kanaleve të kullimit, punimet po zhvillohen në Fortesë

Drejtoria e Bujqësisë ka njoftuar se po vazhdon angazhimin e saj në mirëmbajtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës bujqësore, me qëllim të krijimit të kushteve...

Lajmet e Fundit