8.8 C
Prizren
E diel, 27 Tetor, 2024

Jules Kounde, emri më i kërkuar për janarin

Mbrojtësi francez i Sevilla-s, Jules Kounde, është emri më i kërkuar për merkaton e janarit.

Për të, vera e kaluar ishte një mundësi e artë për të ndërruar destinacion, por Sevilla kërkoi një shifër që askush nuk ishte e gatshme ta paguante.

80 milionë euro ishte ajo çfarë andaluzianët kërkuan për shërbimet e tij.

E interesuar gjatë gjithë verës ishte Chelsea, që mbetet e interesuar edhe për janarin.

Por, Blutë e Londrës nuk janë më të vetëm në rrugëtim.

Atyrë i është bashkangjitur edhe Manchester United, Tottenham-i dhe Real Madrid-i.

Kounde ka thënë që nuk e ka problem qëndrimin në La Liga, kështu që nuk mund të përjashtohet mundësia për transferimin e tij në “Santiago Bernabeu”.

Por, një gjë e ka bërë të qartë, që Premier League është liga e tij e prefuar, andaj edhe lufta më e madhe pritet të bëhet në ishull.

Te Chelsea, po përgatiten për largimin e Rudiger që ka refuzuar rinovimin e kontratës.

Te Manchester United, problemet me mbrojtje nuk kanë të ndalur dhe Kounde shihet si zgjidhje për disa prej tyre, kurse te Tottenham-i, futbollisti është kërkesë personale e trajnerit të sapoemëruar, Antonio Conte.

Sevilla është e gatshme ta shesë futbollistin në janar, me një çmim më të ulët nga ai që kërkonte gjatë verës.

Klubet e Premier League do futen në luftë, dhe duket se viti i ri, Kounde-n do e gjejë edhe me një skuadër të re.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Në Prizren mbahen Lojërat Sportive për nder të zyrtarëve policorë të rënë në detyrë

Sot, në Qendrën Sportive "Sezai Surroi" në Prizren, u mbajt ceremonia e hapjes së Lojërave Tradicionale, një aktivitet i përvitshëm i organizuar për të...

Policia shqiptoi mbi 2 mijë e 300 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2315 gjoba në trafik. Sipas raportit të policisë, gjatë 24...

Lajmet e Fundit