11.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Mikrobiologu Jakupi: Dorëzat të japin ndjesi të rrejshme të sigurisë, pastrimi i duarve më efikas

Përgjegjësia sociale për Covid-19 është tema që është diskutuar sot në emisionin Desku në KTV.

Merita Koçinaj-Berisha, profesoreshë e Mjekësisë Sociale dhe mikrobiologu, Xhevat Jakupi, kryesues i Bordit të ri të SHSKUK-së, kanë vlerësuar se masat e aplikueshme deri më tani janë të domosdoshme për të parandaluar koronavirusin.

Koçinaj-Berisha ka thënë se është mjaft sfidues luftimi i Covid-19, derisa thekson se rol të rëndësishëm ka ngritja e vetëdijes së shoqërisë në këtë sfidë.

“Niveli i njohurive të njerëzve për ndonjë problem të caktuar ndryshon. Vet shëndeti i popullatës varet edhe prej interaksionit ndërmjet individit me sistemin shëndetësor. OBSH-ja e ka cek se qëllimi i parë është se çdo individ duhet të jetë i përgjegjshëm dhe përgjegjës për shëndetin e vet”, ka thënë ajo.

Kurse Jakupi ka thënë se qëllimi i të gjitha masave kanë të bëjnë që qytetarët t’i ikin ekspozimit ndaj virusit.

“Ai është një mikroorganizëm që bartet përmes spërklave dhe kjo është mënyra më e shpeshtë, kurse edhe ajo përmes prekjes. 2-14 ditë fillojnë të shfaqen shenjat e infeksionit. Individët asimptomatik janë shumë më pak infektiv. Se sa ata që kolliten”, ka thënë Jakupi.

Ai ka dhënë disa këshilla se si duhet të mbrohen qytetarët kur shkojnë në markete.

“Nëse individët hyjnë nëpër markete, duhet t’i kushtojnë rëndësi që sa më pak të prekin ambientet që janë të panevojshme, e të mbajnë edhe distancën të paktën 1.5 metra. E nëse kanë mundësi edhe të bartin edhe ndonjë maskë. Nëse kthehen në shtëpi menjëherë duhet t’i lajnë duart me sapun dhe ujë të rrjedhshëm. Dhe pastaj larja e produkteve të ndryshme nuk kërkon ndonjë procedurë të veçantë, pasi gjithsesi ato që pastrohen Masat duhet të implementohen në mënyrë strikte”, ka thënë Jakupi.

Ai tutje ka thënë se dorëzat të japin një ndjenjë të rrejshme të sigurisë, derisa thekson se larja e duarve është shumë më efikase.

“Dorëzat të japin një ndjesi të rrejshme të sigurisë. Ato nuk janë për përdorim të përditshëm. Kjo pasi me dorëza i prekni çelësat ose kuletën apo objekte të tjera, e pasi t’i heçni ato sërish preken të njëjtat objekte. Mbajtja e dorëzave për mendimin tim është një ndjenjë e rrejshme e sigurisë, e mendoj se shumë me efektive është larja e shpeshtë e duarve. E munden të përdorin edhe antiseptik”, ka thënë Jakupi.

Jakupi tutje ka shtuar se virusët jashtë organizmit të njeriut nuk mund të shumohen.

“Nëse temperatura është e lartë kohëzgjatja e tij është shumë e shkurtë, por në temperatura deri katër gradë mund të mbijetojë deri në nëntë ditë. Ai mund të qëndrojë edhe në të holla, porse edhe në objekte të tjera. Porse, nëse i lajmë duart ai nuk mund të hyjë në organizmin tonë përmes gojës, hundës apo syve. E mënyra më e shpeshtë është kur individi i infektuar përmes kollitjes lë shumë spërkla”, ka thënë Jakupi.

Më Shumë

Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore

Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe zëvendëspresidentja për Evropë dhe Azi Qendrore në Bankën Botërore, Antonella Bassani, kanë nënshkruar marrëveshje për financimin e politikave...

Komuna e Prizrenit organizon takime për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal

Komuna e Prizrenit, ka filluar mbajtjen e takimeve informuese me qytetarët për Hartimin e Planit Zhvillimor Komunal (PZHK). Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, është...

Lajmet e Fundit