Juventusi monitoron 25 lojtarë, disa nga ta tashmë dihen

Strategjitë e Juventus për afatin kalimtar veror sillen rreth një liste që mban 25 emra lojtarësh.

Mediat në Itali theksojnë se pjesë e kësaj liste janë disa nga emrat më të mirë të momentit në futbollin evropian.

Një prej tyre padyshim është Antonio Rudiger, kontrata e të cilit me Chelsean është drejt përfundimit.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

Mundësia për të nënshkruar me një prej mbrojtësve më të mirë në Evropë e magjeps “Zonjën e Vjetër”, por me gjermanin ka për ta pasur punën pak të vështirë, kjo pasi në garë për të janë edhe Real Madrid e Bayern Munich.

Një tjetër lojtar që Juve dëshiron ta marrë nga The Blues është Emerson Palmieri, i cili aktualisht është i huazuar te Lyoni.

Më pas në listën e Juventus janë edhe Nicolo Zaniolo i Romës si dhe Davide Frattesi, i cili aktualisht luan për Sassuolon, megjithatë do të jetë merkato e ardhshme që do të zbulojë nëse Juve do ia dalë të forcohet me këta dhe emra të tjerë. /Telegrafi/

Më Shumë

EC Ma Ndryshe: Qendra Historike e Prizrenit kërkon mbikëqyrje më të fuqishme institucionale

EC Ma Ndryshe, në kuadër të monitorimit të çështjeve që lidhen me planifikimin urban, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe interesin publik, ka pranuar shqetësime...

Ndërron jetë Dr. Naser Oskaqak

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare Dr. Naser Oskaqak, specialist i kirurgjisë së përgjithshme dhe mjek me një karrierë të gjatë në Spitalin e...

Lajmet e Fundit